Skocia pavarësohet nga Britania e Madhe!

18.02.2015 (komentet: 0)

Disa muaj pasi votuan kundër shkëputjes nga Mbretëria e Bashkuar, Skocezët fituan pavarësi - të paktën në internet.

Qeveria në Edinburg ka zëvendësuar domenin e vjetër “gov.uk”, i cili gjithashtu shfrytëzohej nga qeveria britanike në Londër, me të riun ".scot".

Tani, faqja e kryesore në internet e Qeverisë skoceze duket kështu “www.gov.scot”, ndërsa ai i vjetri, “www.scotland.gov.uk” nuk është mbyllur.

“Domeni .scot u prezantua në shtator dhe deri më tani ka pranuar më shumë se 8000 mishërime”, njoftoi qeveria skoceze, transmeton Telegrafi.

Ish kryeministri skocez, Alex Salmond, i cili udhëhoqi fushatën për pavarësinë e Skocisë gjatë referendumit të shtatorit, për vite ka mbrojtur futjen e emrit të domenit skocez, duke argumentuar se kjo do të “mbronte identitetin, kulturën dhe ekonominë skoceze".

Salmond ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe liderit të Partisë Kombëtare Skoceze pas disfatës në referendum, në të cilin rreth 55 për qind e votuesve i thanë jo pavarësimit të Skocisë nga Britania e Madhe. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment