Simpatizuesit e Beogradit sanxhalinjve iu kërcënohen me luftë!

21.02.2015 (komentet: 0)

 

(plotësim)

Në Banjicë të Beogrdait digjet flamiri kombëtarë shqiptarë

Klubi i futbollit Novi Pazar, është i vetmi klub nga Sanxhaku, i cili bënë gara në super ligën e Serbisë. Vet fakti që klubi vjen nga një trevë e banuar me shumicë jo serbe, dhe me përbërje të lojtarëve jo serb, dhe duke e njohur mentalitetin serb konsiderohet se janë të padëshirueshëm dhe të urryer nga ta.

 



Navijači sa Banjice poznati po svom ekstremizmu

Në Banjicë të Beogrdait digjet flamiri kombëtarë shqiptarë

 

Në ndeshjen e së shtunës në Beograd , në me KF Novi Pazar deh KF Rad nga Beogradi, sjellja e publikes beogadase ishte e zakonshme , si gjithherë. Kësaj radhe ata në tribuna shfaqën transparentin me të cilin paralajmërojnë se do të ketë luftë. Përveç që shfaqën transparentin “ Do të ketë luftë”, në mes flamurit kombëtarë shqiptarë dhe at të Kosovës të kthyer mbrapsht.

KF Novi Pazar, që nga pavarësimi i sportit kosovar, mbeti i vetmuar si klub jo serb në Ligën e Dytë në Grupin e Lindjes. Nga kjo periudhë, edhe pse klubi arriti rezultate të lakmueshme, u kualifikua në super ligën e Serbisë por u ballafaqua me probleme të mëdha. Nuk mund të harrohet periudha kur Jugosllavia ishte shpartalluar, kur lufta kishte filluar në Kroaci e në Bosnje e Hercegovinë, KF Novi Pazari bënte gara në njëjtën ligë me KF Pristina, në krye të të cilit ishte Zeljko Raznjatovic- Arkan. Në ndeshjen në mes këtyre dy klubeve, e cila u zhvillua në Pazarin e Ri, serbet shkaktuan trazira në fushë dhe në qytet, nga të cilat “arkanovcat” mezi shpëtuan kokën. Dihet mirëfilli që pikërisht edhe shkatërrimi i Jugoslavisë kishte filluar me trazirat që i kishte shkaktuar krimineli Arkan, si prijës i simpatizantëve të C. Zvezdës së Beogradit në ndeshjen me Dinamon në Zagreb.

Në vitet e 80-ta KF Novi Pazar arrin të kualifikohet në Ligën e II-të Federative në Gupin e Lindjes, aty ku bënin gara edhe ekipet nga Kosova, si Trepça, Vëllaznimi, Liria etj, përveç Prishtinës e cila në këtë kohë bënte pjesë në Ligën e I-rë. Kjo ishte periudha më e ndritshme deri atëherë e futbollit të Sanxhakut dhe Kosovës. Ekipet e Kosovës gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të mira me klubet nga Sanxhaku. Në KF Trepça, në kohërat më të arta të sajë, ka pasur lojtar nga Sanxhaku të cilët kanë luajtur.

 Në KF Novi Pazar gjatë gjithë viteve të 80-ta dhe 90-ta gjithmonë ka pasur lojtarë nga Kosova, siq ishin: Nazmi Rama, Naser Salihu nga Shkupi, vëllezërit V e Sh. Ajeti, Mentor Miftari, Sadik Rrahmani, Gëzim Hasi, Besnik Kollari, Shefqet Kurti, i cili luajti deri në fillim të Luftës në Kosovë. Një kohë trajner në këtë klub ishte trajneri i mirënjohur Hysni Maxhuni. Vlen të përmendet se në Pazarin e Ri nga Kosova luajtën edhe shumë hendbollist të mirënjohur, si i ndjeri Basri Tupella, Puqurica, portieri Abazi nga Gjilani, i cili në këtë kohë pas pavarësimit të sportit kosovar, refuzoi thirrjen e sektorit të Jugosllavisë, i cili kishte mbetur i shtangun dhe kishte deklaruar: “si është e mundur ta refuzoj dikush ftesën e tillë”?
Duke u bazuar në të kaluarën e përbashkët, gjatë gjithë historisë, dhe kontributin që kanë dhënë shqiptarët në të gjitha aspektet, si në sport, kulturë, politikë dhe në mbrojtjen e popullsisë së Sanxhakut nga shfarosja, të parët në përkujtim të tyre ngritën zërin pikërisht tifozët e futbollit. Tifozët e futbollit në shenjë nderimi dhe përkujtimi të Aqif  Blytës, para 4 viteve, pikërisht në një ndeshje kundër C. Zvezdës, dolën në tribuna me kërkesën që stadiumi i qytetit të emërohet me emrin e tij. Aqif  Efendi Blyta, me prejardhje nga Gjakova, në periudhën në mes Dy Luftërave Botërore dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte personaliteti më i shquar politik e ushtarak i Sanxhakut.

kokaj.net

Kthehu mbrapa

Shto koment