Simiq:”Serbia ka humbur edhe veriun e Kosoves”

12.03.2013 (komentet: 0)

Pas kundërshtimit të ashpër të BE, Serbia definitivisht ka hequr dorë nga idea për ndarjen e Kosovës, dhe se shpëtimi i asaj që mund të shpëtohet definohet me vendosjen e asociacionit të komunave dhe kompetencave ekzekutive.

Predrag Simic

Predrag Simic

Mirëpo kjo ide ka hasur në dush të ftohtë në Berlin, madje edhe Bruksel, konsideron analisti serb Predrag Simiq. “Mendoj se nuk ka asgjë më nga kompetencat ekzekutive për katër komunat në veri të Kosovës. Gjermania për këtë nuk dëshiron të dëgjojë, ndërsa pas saj është edhe SHBA, ambasadori i së cilit në Beograd Majkl Kirbi tha se nuk ka bisedë për një lloj Republike Serbe në ballkan. Gjermania dhe SHBA  mjaft shumë u nxitet që kjo cështje të zgjidhet dhe kësaj ti vëhet pikë në dezintegrimin e Jugosllavisë”, tha Simiq. Sipas tij qeveria aktuale  në raport me të kaluarën ka kaluar vijën e kuqe. “Kujtoni se cfarë kryeministri Daciq tha se Serbia mund të pranojë anëtarsimin e Kosovës në KB në kuadër të zgjidhjes gjithpërfshirëse. Shkon në atë drejtim, por pushteti vështir se do tia shesë vendimin qytetarëve”, tha ai. /standardi

Kthehu mbrapa

Shto koment