Simiq: Vizitë për t'i siguruar interesat amerikane

04.07.2012 (komentet: 0)

Formimi qeverisë së re dhe çështja e Kosovës, e cila mjaft është e komplikuar, arsyet që kan ndikuar që SHBA t'i dergojnë diplomatët në Beograd, thotë për RTS profesori Fakulteit te shkencave politike Predrag Simiq. SHBA-të dëshirojnë t'i sigurojnë interesat e saj në Ballkan, thotë Simiq.

 

 

 

Profesori i shkencave politike  Predrag Simiq konsideron se formimi i qeverisë së re dhe çështja e Kosovës, e cila është mjaft i komplikuar, janë arsyet që diplomatët amerikanë vijnë ta vizitojnë  Beogradin.

"Më duket se diplomacia amerikane në këtë moment reagon në formimin e  qeverisë, dhe nji nga  arsyet është edhe çështja e Kosovës, e cila është  komplikuar dukshëm  sidomos pas vendimit për heqjen e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë," tha për  RTS Simiq me rastin e vizitës së Ndihmës zëvendëssekretarit të shtetit, Philip Ryker dhe Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Filip Gordon, i cili do të arrijë  në Beograd më 8 korrik.

Sipas tij  dy zyrtarët e lartë amerikanë vijnë në Serbi për të siguruar se "letrat nuk do të  përzihen" në at  mënyrë që nuk i përgjigjet Amerikës.

Simiq potencoi se ka shumë të panjohura rreth formimit të  qeverisë, por ai paralajmëroi se mesazhet janë me fshehtësi të rëndësishme. Ai tha se kur flitet për koalicion të madh jo vetëm një koalicion i Partisë Demokratike dhe Partisë Progresive Serbe, por një koalicion me përfshirje më të  madhe.

"Shumë analist frigohen  nga jao se  ata që thirren në  këtë koalicion të madh dëshirojnë  ndryshimin e Kushtetutës, e cila përsëri ngritë  çështjen e Kosovës", vlerëson Simiq , duke shtuar se  jemi në një pozitë të palakmueshme.

/Kokajpress/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment