Simiq: Në Rambuje e humbëm Kosovën

07.02.2012 (komentet: 0)

Të hënën pikërisht u mbushën 13 vite nga bisedimet e para ndërmejt delegacionit shqiptar dhe të atij serb në kështjellën e Rambujesë, afër Parisit

Në Serbi megjithatë, ende nuk ka përgjigje përfundimtare për çështjen se ku do të ishte tani Serbia, nëse Milosevic të binte dakord për të vënë nënshkrimin në marrëveshjen e paqes së propozuar.


Profesori Fakulteit të Shkencave Politike në Beograd dhe ish-ambasador në Francë Predrag Simic, trembëdhjetë vjet pas Konferencës së Paqes thotë se "sikurse të ishte rezultai i bisedimeve ndryshe , tani ne sigurisht se nuk do të bisedonim rreth modaliteteve të ngushta për Statusin e Kosovës".

Simic konsideron se vendi i tij tani do të ishte në një pozitë shumë më të mirë poqese ish-presidenti i Serbisë për hirë të qëndrimit në pushtet, nuk do ta refuzonte propozimin e grupit të kontaktit:

“Po të ndodhte që rezultati i bisedimeve të ishte ndryshe, tani ne nuk do të flasim rreth modaliteteve të ngushta për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe nuk do të ishim nën presion për të njohur pavarësinë e Kosovës. Sikur të kishim nënshkruar këtë marrëveshje, marrëdhëniet mes Beogradit dhe ëashingtonit do të ishin shumë më të mira. Me siguri do t’iu ishim shmangur bombardimeve, dhe vlerësimi im është se Milosevic më herët do t'i humbte zgjedhjet, të cilat do të hapnin derën për progresi më të shpejtë”, tha ai.

Po qe se epilogu i bisedimeve të Rambujesë të ishte e ndryshme, sipas profesorit Predrag Simic, Serbia sot ndoshta nuk do ta brengosej për çështjen e kanditdaturës në muajin mars.

"Rruga për në BE do ta shkurtonim për disa vite, ndoshta sikurse Kroacia në këtë vit do të shpresonim për anëtarësim në BE", thotë anlisti për politikë të jashtme prof. Simic për të përdithmen beogradase Vecernje Novosti.

/Ismet Azizi/

/Infosot/

Kthehu mbrapa

Shto koment