Shykyr: Jam shqiptar

24.02.2013 (komentet: 0)

Erdogan, në mbrojtje të Shykyr: Mos e diskriminoni

Ish- futbollisti i Turqisë dhe emri më i njohur i futbollit në këtë vend, Hakan Shykyr, ka deklaruar në universitetin “Mehmet Akif” se edhe ai ka origjinë shqiptare.

Erdogan, në mbrojtje të Shykyr: Mos e diskriminoni


 

Por, në drejtim të Shukur, janë hedhur akuza dhe kritika.

Në krah të futbollistit, që është deputet i partisë në pushtet, ka dalë kryeministri Recep Tayyip Erdogan. Ai tha se Shukur i ka bërë deklaratat e tij në një universitet që mban emrin e një shqiptari, që ka bërë tekstin e himnit turk.

“Nuk ka asnjë futbollist që e ka veshur bluzën e kombëtares turke më shumë se ai, ose që ka shënuar më shumë gola se ai. Ata që e kritikojnë, janë diskriminues”, ka thënë Erdogan. /tema/

***

Shykyr: Jam shqiptar

Ish ylli i njohur i futbollit turk, Hakan Shykyr, aktualisht deputet në Parlamentin turk, ka bërë një deklaratë interesante në një konferencë shtypi të mbajtur në Stamboll. “Unë nuk jam turk, por shqiptar”, citohet nga “Deutsch-türkische Nachricheten” (medium i turqve, në gjuhën gjermane) të ketë thënë ish futbollisti.

Por, kjo nuk është arsye që ai të jetë kundër shtetit dhe popullit turk, ka plotësuar ai.

Ai ka thënë se nuk e sheh veten si turk, por në radhë të parë, si shqiptar. Përcaktuese për të është prejardhja etnike.

Prejardhja nuk duhet të jetë arsye për të shprehur urrejtje ndaj njerëzve të tjerë. Vendlindja e tij është Turqia dhe ai e ka fituar “bukën” e vet në këtë vend. Të gjitha grupet shoqërore, dhe para të gjithëve “vëllezërit tanë kurdë” kanë për detyrë të ulen në një ka thënë Shykyr.

Tashmë shqiptari Shykyr ka luajtur për përfaqësuesen turke që nga viti 1992 ndërsa me klubin Galatasaray ka arritur suksesin më të madh të një klubi turk në garat për kupën UEFA, duke arritur ne finale në vitin 2000, me ç`rast me 10 gola të shënuar ka dalë më i miri në gjithë garën. Ka qenë për disa vite rresht golashënuesi më i mirë i ligës së parë turke dhe ka luajtur edhe për Interin e Milanos dhe Parmën.

Kthehu mbrapa

Shto koment