Shuarja e akademisë kryesore shqiptare

02.10.2017 (komentet: 0)

Që të dy akademitë dhe të gjitha institutet shqiptare së bashku nuk kanë kontribuar në studimet shqiptare sa Dr. Robert Elsie i vetëm.

 

Falë kontributit të Elsie-it sot ekzistojnë qindra botime për shqiptarët të vendosura në raftet e librarive dhe bibliotekave në botë. Veprat e tija përfshijnë studime në albanologji, histori, etnografi etj. Elsie, me botimet e tija në anglisht, gjermanisht dhe frengjisht i ka pasuruar studimet shqiptaredhe ka bërë të mundur inicimin e studimeve të kësaj fushe në shumë universitete të botës. Puna e Elsie-it sot përdoret si referenca kryesore në studimet që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Daut Dauti

Prandaj, vdekja e tij e hershme është humbje e madhe për botën akademike por sidomos për shqiptarët në tërësi. Shqiptarët duhet ta ndjejnë vehten krenarë që kishin një mik studjues të tillë dhe njëkohësisht të ndjehen edhe të shkretë për humbjen e tij.

Ata që e kanë njohur Robert Elsie-in e dijnë që është vështirë të gjendet studjues më i mirë dhe njeri që i ka dashur shqiptarët më shumë. Vdekja e tij është shuarje e akademisë kryesore që kanë patur shqiptarët ndonjëherë.

Me të ndjerin për herë të fundit jam takuar në shkurt të vitit të kaluar kur i shkrova disa fjalë dhe i bëra disa fotografi në lidhje me aktivitetin e tij që e kishte titulluar ‘Një mbrëmje me Edith Durham-in’ e të cilën po e sjellë më poshtë në formë të ‘share’.

Kthehu mbrapa

Shto koment