Shqiptaro-amerikanët në protestë kundër liderit malazez

08.04.2014 (komentet: 0)

Demostrata për të drejtat e shqiptarëve nën Mal të Zi ka zgjuar interesim të madh tek shqiptarët e Amerikës.

Qindra veta kanë konfirmuar pjesmarrjen dhe janë nisur drejt Washington DC ku do të mbahet takimi Gjukanoviq- Biden. Kësaj radhe shqiptarët e Amerikës janë nisur për të demonstruar kundër liderit malazez Milo Gjukanoviq.

Të pa kënaqur me shtypjen që po u bëhet shqiptarëve në trojet etnike nën Mal të Zi ku mungojnë të drejtat elemtare, do të demonstrohet para shtëpisë së bardhë në Washington DC ku do të kërkohet që të mos i jepet përkrahje Malit të Zi në integrimin Evropian.

Shumica e shqiptarëve të Amerikës janë me prejardhje nga trojet etnike nën Mal të Zi të cilët kanë rënë pre e spastrimit etnik që Qeveritë Malazeze kanë për dekada me radhë.

Gjukanoviqi po luan lojën e dyfishtë në njërën anë po krijon miqësi personale me liderët politik në pozitë dhe opozitë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, derisa në të njëjtën kohë po vazhdon shtypjen e shqiptarëve në trojet etnike nën Mal të Zi.

Kjo demonstratë konsiderohet si një ndër më të organizuarat pas luftërave në Kosovë dhe Maqedoni dhe jep shenjë se Mali i Zi do të kundërshtohet me çdo mjet për shkak të politikës diskriminuese që po ushtron mbi shqiptarët.

 

Shqiptaro-amerikanët në protestë kundër liderit malazez

Kthehu mbrapa

Shto koment