Shqiptarët, të tretët për azilkërkim në Irlandë

26.01.2015 (komentet: 0)

Viti 2014 ka shënuar rritje për 50 për qind në krahasim me vitin paraprak për sa i përket kërkesave për azil në Irlandë, tregojnë të dhënat e fundit.

Statistikat e nxjerra nga Departamenti i Drejtësisë së këtij vendi tregojnë se në vitin 2014 janë bërë 1,444 aplikimi për azil, në krahasim me 946 gjatë vitit paraprak.

Kjo rritje ka ndryshuar komplet trendin e viteve të kaluara, kur shifrat e aplikimeve kanë pësuar rënie të vazhdueshme nga viti në vit, transmeton Koha.net.

Top-tri vendet me numrin më të madh të aplikimeve janë Pakistani, Nigeria she Shqipëria.

Shifrat, që përfshihen në publikimin vjetor të departamentit të drejtësisë për imigrimin, thonë gjithashtu se 2,360 persona janë deportuar apo dëbuar nga vendi më 2014. 2,147 prej tyre u është refuzuar hyrja në pikëkalimet kufitare. 

Kthehu mbrapa

Shto koment