Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni u kthehen rrënjëve: Maqedonia, 300 mijë shqiptarë ortodoks

15.06.2013 (komentet: 1)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, priti sot misionarin e ringjalljes kombëtare ndër shqiptarët ortodoksë në Maqedoni, Branko Manojlovski , të cilin e ka përgëzuar për punën e madhe dhe të mundimshme që është duke e bërë për vetëdijesimin kombëtar të një numri të madh të shqiptarëve ortodoksë në këtë vend fqinj, të cilët, në kohën e socializmit jugosllav kanë pësuar goditje të rëndë të asimilimit kombëtar.

 

 

Branko Manojlovski

Branko Manojlovski


Misionari Branko Manojlovski, me origjinë nga Reka e Epërme ( që përfshinë 18 fshatra në rrethinat e Dibrës), i cili tash e 40 vjet jeton dhe punon në SHBA, por një pjesë të mirë të kohës e kalon në vendlindjen e tij, ka rrëfyer fakte pikëlluese për fatin e rreth 300 mijë shqiptarëve  ortodoksë  në Maqedoni , ringjalljes kombëtarëve të të cilëve ua ka kushtuar jetën e tij prej misionari. 

Ai është shprehur optimist për suksesin e misionit të tij të vështirë: “Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni  po u kthehen rrënjëve. Dua që fëmijët tanë dhe fëmijët e fëmijëve tanë ta dinë se vijnë nga etër e gjyshër shqiptarë, e ta kuptojnë se gjaku ujë nuk bëhet”, është shprehur veprimtari nga Reka e Epërme, duke përkujtuar rilindësin e madh shqiptar të asaj treve, Josif Bageri .

Ai është shprehur shumë i kënaqur që ndodhet në Kosovën e lirë, duke i uruar popullit shqiptar të Kosovës suksese edhe më të mëdha në të ardhmen , e duke qenë i bindur se shteti i pavarur i Kosovës duhet të bëjë më shumë për bashkëkombësit tanë kudo që janë. ”Të punojmë shumë dhe drejtë për ardhmërinë e ndritur të kombit tonë”, ka uruar Manojlovski.

Kryeparlamentari Krasniqi ka spikatur vështirësitë që kanë pasur rilindësit dhe çlirimtarët e popullit shqiptarë në faza të ndryshme të qenies së tyre kombëtare, duke theksuar se sakrificat ia kanë vlejtur. “Sot e kemi edhe Kosovën e pavarur, për përparimin dhe ngritjen e së cilës duhet të punojmë me përkushtim, siç do të kujdesemi edhe për përparimin dhe emancipimin e çdo pjese të trungut kombëtar, të mërgatës e të diasporës shqiptare”, ka theksuar Krasniqi.

 

Maqedonet të tmerruar: VMRO-PP: Përse Matevski fshehu kaq gjatë se është shqiptar?

Shkup, 12 qershor - Partia VMRO-Popullore ka reaguar një ditë pas dekorimit të akademikut Mateja Matevski me Medaljen e Artë për Merita, nga ana e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kjo parti është shprehur e befasuar nga pranimi i akademikut se është me prejardhje shqiptare, ndërsa ka pyetur publikisht atë - përse është dashur të fshihet për 73 vite origjina e tij?

“Përse ka pasur nevojë që një intelektual i njohur në 50 vite komunizëm dhe në 23 vite të tjera në demokraci, të fshehë ndjenjën dhe përkatësinë e tij kombëtare? Ky veprim i virtytshëm vërteton përfundimisht se nuk është diçka në rregull në shoqërinë maqedonase dhe se duhet të rishqyrtojmë seriozisht të ashtuquajturin ‘maqedonizëm’, dhe të pranojmë dhe zbatojmë parimet e demokracisë drejt së cilës po synojmë”, thuhet në reagimin e VMRO-Popullore.

Sipas kësaj partie, akti i pranimit të origjinës shqiptare nga ana e akademikut, përbën në fakt “braktisje e maqedonizmit antik të promovuar nga pushteti aktual”.

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga berisha | 15.06.2013

Po thuni se 300 mi po ka edhe njire matper po sa ka ne serbi ku edhe ne vitet 80 ta ku punojsha nefabriken e hekurit ne smederev permi 1000 shqiprar jan kan te rrethines smedereves e dia sedishin asnji fjal shqip vetem serbisht me u mar vesh me ta a thojke se jam shqiptar atash ma mer mendja se sguxon me permen.