Shqiptarët krijojnë imazhe të mira për fqinjët e tyre

11.09.2015 (komentet: 0)

 

Rick Stein, kuzhinieri i njohur britanik, i cili ne fakt është gjerman, ka bërë një udhëtim tejet intersant të cilin TV BBC2 e ka shfaqur me titull ‘From Venice to Istanbul’ (Nga Venediku në Stamboll). Ai vizitoi 5 shtete (Italinë, Kroacinë, Shqipërinë, Greqinë dhe Turqinë) për t’i prezentuar ushqimet e këtyre vendeve. Shqipëria doli me një imazh mjaft të mirë dhe ky ishte një prezentim i denjë i këtij shteti, njerëzve dhe ushqimit të tyre.

 

Daut Dauti

 

Megjithatë, vizitorët perëndimorë gjithmonë bijnë në gracka kur trajtohet Greqia, e cila, kur është fjala për ushqimin, ia ka dalur që kafen, bakllavën, jogurtin, djathin feta, musakën, dollmatë, piten dhe shumë ushqime tjera t’i përvetësoj si të vetat, të cilat në fakt, siç e dijmë të gjithë, janë specialitete me origjinë ‘turke’ të cilat në Ballkan qenë përhapur së bashku me pushtetin otoman.

Në pjesën e serisë për Greqinë një grua gatuante pite kurse një tjetër e ziente një qorbë me perime. Që të dy specialitetet u prezantuan si ushqime ekskluzivisht greke me origjinë bizantine. Aspak e vërtetë. Këto dy specialitete janë prezente dhe gatuhen e hahen në të gjitha shtëpitë në Ballkan.

Në një moment tjetër, Rick Stein, lexonte pjesë të poezisë ‘Child Harrold’s Pilgrimage’, të Lord Byron-it. Pastaj, Stein, shtoi se poezia i është kushtuar Greqisë në të cilin shtet, në mesin e luftëtarëve grek dhe për lirinë e tyre, në Misolongi ka vdekur Bayron-i. As kjo nuk është e vërtetë. Lord Byron, është inspiruar në Shqipëri për të shkruar ‘Childe Harold’s’, poezi që konsiderohet ndër më të mirat që janë shkruar deri sot. Pos inspirimit, pjesa dominante e tekstit i është kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve të cilët e kishin mahnitur Byron-in kur e vizitoi këtë vend në vitin 1804. Është e vërtetë që Byron-i luftoi për lirinë e Greqisë por ai luftonte në mesin e luftëtarëve shqiptarë të cilëve ju printe Marko Boqari. Shqiptarët ishin e vetmja arsye që Byron i ishte bashkuar kësaj lufte dhe kjo është vërtetuar në letërkëmbimin në mes Byron-it dhe Boqarit.

Këto gjëra në Perëndim nuk mundohet gati askush t’i përmirësoj për arsye se shprishet imazhi (i rrejshëm) i Greqisë që është ndërtuar me shekuj. Prandaj, Byron-i shkroi, luftoi dhe vdiq për Greqinë dhe poashtu i tërë ushqimi, kultura dhe gjërat tjera janë greke.

Bayron-i në Britani të Madhe, apo më mirë të thuhet në literaturën anglosaksone, e prezantoi Greqinë së bashku me Shqipërinë. Madje prezantimi i Shqipërisë ishte më i denjë, por publiku britanik vendosi të përkrahte grekët dhe qështjen greke për arsye se Shqipëria ishte temë e panjohur. Në histori është vërtetuar se një imazh që krijohet një herë, gati gjithmonë qëndron i tillë, në gjendje të ngrirë.

Dy imazhe tjera, që u krijuan ditëve të fundit, kanë të bëjnë sërish me shqiptarët por nga të cilat sërish përfituan të tjerët. Kur filloi kriza e refugjatëve sirianë, nga Maqedonia u përhapë pamja (fotografia) e një polici maqedon që mbante me dashuri përdore një fëmijë refugjatë. Polici në fakt ishte shqiptar por në uniformë të shtetit ku jeton. Por, ky imazh nuk qëndroi shumë, për fat të keq të Maqedonisë, pasi që pjesa dërmuese e policisë së këtij shteti u fotografua duke i rrahur refugjatët pa ndërpre. Prandaj, imazhi i Maqedonisë, nga ai pozitiv që krijoi një shqiptar, u shëndërrua në atë negative që është ai i vërteti.

Fotografia tjetër që mori dhenë është përsëri e një polici shqiptar por në këtë rast në uniformë të policisë së Serbisë. Një pamje humane që tregonte se si polici (shqiptar) e përqafonte një fëmijë. Kjo ishte një pamje e cila policinë serbe e portretoi si humane për të cilin veprim, polici Regjep Arifi, u dekorua si hero. Kësaj pamje, në përhapjen e saj, i ndihmuan funksinarët serbë të cilët gjithmonë e dijnë për çka ekziston shteti i dhe si duhet të veprohet me te.

Me fjalë tjera, në të tri rastet e përmendura, shqiptarët janë ata që krijojnë imazh të mirë për fqinjët e tyre, të cilët, në realitet, nuk e meritojnë këtë ndihmë.

(Teksti i fotografisë: Tavë kosi is a national dish in Albania, but I only had it once, at a restaurant at the top of a mountain pass at Llogara. I wasn’t predisposed to like it. Lamb with rice and yoghurt doesn’t immediately appeal, but it turned out to be very good indeed, the same sort of dish as moussaka). - Rick Stein.

Kthehu mbrapa

Shto koment