Shqiptarët e Plavë-Gucisë ngrihen në protestë

31.01.2013 (komentet: 0)

Plavë-Guci, 31 janar - Të premten, më 1 shkurt, shqiptarët e Plavë-Gucisë në Mal të Zi do të ngrihen në protestë popullore kundër shkeljeve të të drejtave të tyre kombëtare.

 

 

Foto e Ilustruar

 



Tri partitë shqiptare kanë apeluar shqiptarët e kudondodhur të marrin pjesë dhe të përkrahin në këtë nismë komunitetin shqiptar të kësaj zone. 

Partitë denoncojnë trajtimin nga ana e shtetit malazez, i cili akuzohet se “po ua privon shqiptarëve të Plavë-Gucisë të drejtat e njeriut dhe ato kombëtare”.

“Do të protestohet  kundër shkeljes së të drejtave tona njerëzore e kombëtare , para Pallatit të Kulturës (në Plavë) , aty ku në ato çaste do të mbajnë mbledhjen ‘Kuvendi Komunal i Komunës së Plavës’. T’iu tregojmë e të iu bëjmë me dije të gjithëve, se mjaft janë shkelur të drejtat tona , me veprime kundërligjore . Le ta dinë të gjithë, se kanë ikur kohërat kur mund të vendosej për Neve -  pa Neve. Shkelja mbi të drejtat tona , nuk është terren i sigurt”, thuhet në apelin për protestën e së premtes. 

Protesta do të zhvillohet në ora 12, dhe ka marrë lejen e autoriteteve malazeze për organizimin e saj.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment