Shqipëria tërhiqet - Shëngjini s’i falet Kosovës

20.05.2012 (komentet: 0)

Porti i Shëngjinit nuk do të jetë i Kosovës, pavarësisht premtimeve e deklaratave të mëdha nga kryeministri shqiptar Sali Berisha, por edhe nga zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.

Nga viti 2009, edhe kur zyrtarisht ky port iu fal Kosovës, Qeveria e Shqipërisë nuk ka bërë asnjë hap në realizimin e marrëveshjes për bartje të pronësisë nga Qeveria e Shqipërisë në Qeverinë e Kosovës.

Burime të besueshme të gazetës “Zëri” thonë se Qeveria e Shqipërisë si duket i ka tërhequr fjalët rreth bartjes së pronësisë, pasi që edhe vetë shteti shqiptar ka probleme të mëdha të pronësisë rreth portit.

“Asnjë punë nuk është bërë rreth bartjes së pronësisë, por edhe përgatitjes së infrastrukturës së nevojshme ligjore për ta bërë një gjë të tillë”, tha burimi i besueshëm i gazetës.

Sipas këtij burimi, gjithçka rreth faljes së portit të Shëngjinit do të mbetet në nivel fjalësh. Zyrtarë nga Qeveria e Shqipërisë, por edhe Qeveria e Kosovës nuk duan të flasin rreth kësaj çështjeje. 

Kthehu mbrapa

Shto koment