SHQIPËRIA DHE KROACIA TURPËROJNË JEREMICIN

15.06.2013 (komentet: 0)

Asambleja e Përgjithshme e OKB’së ka zgjedhur unanimisht përfaqësuesin e Antiguas dhe Barbadosit, John Ashe, për kryetar të ri të këtij institucioni të OKB’së, në vend të serbit, Vuk Jeremic. Gjatë zgjedhjes së kryetarit të ri nuk i është dhënë mirënjohje paraardhësit të tij, Jeremic, sepse Shqipëria dhe Kroacia kanë ushtruar veto ndaj përmbajtjes së letrës lavdëruese.

Zgjedhja e Ashe për kryetar të Asamblesë është përshëndetur nga sekretari i përgjithshëm, Ban Ki-moon, dhe nga pesë grupet rajonale të Asamblesë së Përgjithshme, përveç nga ai i Europës, Juglindore, sepse letra përshëndetëse e tij është bllokuar nga Shqipëria dhe Kroacia, për shkak të lëvdatave për kryetarin e deritanishëm Vuk Jeremic.

Ndryshe, për dallim nga viti e kaluar, kur zgjedhja e kryetarit të Asamblesë është bërë me votim të fshehtë, meqë grupi i Europës Juglindore nuk arriti një konsensus për kandidatin e vet, sivjet njeriu i parë i Asamblesë së 68’të u zgjodh me konsensus, si kandidati i vetëm i grupit.

Sipas letrës përshëndetëse, që u formulua nga Mali i Zi, si vend që këtë muaj kryeson me grupin e Europës Juglindore,ishte paraparë që, në përputhje me praktikën diplomatike, të përshëndetej kryetari i ri, dhe t’i jepej një mirënjohje të vjetrit, por kjo gjë nuk ndodhi, sepse Shqipëria dhe Kroacia ushtruan veto në përmbajtjenletrës.

Në letrën e përgatitur nga ambasadori malazez, në OKB, Milorad Scepanovic, mes tjerash, thuhet se, Grupi i Europës juglindore uron Jeremicin për udhëheqjen “dinamike dhe aktive” të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së, dhe për “promovimin e vlerave të OKB’së” për të mirën e gjithë njerëzimit.

"Deklaratat e përfaqësuesve të grupeve, të lëshuara në emër të OKB’së, flasin mjaft, dhe nëse nga 193 shtete të planetit vetëm dy nuk janë të kënaqura me përfaqësimin tonë, atëherë mua më duket se kemi punuar mirë – veçanërisht, duke pasur parasysh se cilat janë këto dy shtete”, deklaroi Jeremic për mediat serbe, lidhur me reagimin e Shqipërisë dhe Kroacisë.gazeta express

Kthehu mbrapa

Shto koment