Shqipëri: Për 100 mijë banorë - 115 mjekë!

20.03.2012 (komentet: 0)

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Shqipëria ka numrin më të pakët të mjekëve për kokë në rajon. Shqipëria ka vetëm 115 mjekë për 100 mijë banorë. Vendi me numrin më të madh të mjekëve në Ballkan është Bullgaria me 369 doktorë, raporton Balkan Insight.



Serbia ka 284 mjekë për 100 mijë banorë, Kroacia 226, Maqedonia 262, Mali i Zi 207 dhe Bosnja 167. Sipas OBSH, mesatarja e BE është 330 mjekë për 100 mijë banorë.

Sipas Universitetit të Kalifornisë, shpenzimet për shëndetësinë dhe numri i mjekëve për 100 mijë banorë janë tregues kyç për gjendjen e sistemit shëndetësor.

Banka Botërore thekson se shpenzimet publike për shëndetin në Shqipëri janë të ulëta në krahasim me standardet rajonale dhe ndërkombëtare. Ato llogariten në 2.5 përqind të GDP-së ose 65 dollarë për person në vit.

Kthehu mbrapa

Shto koment