Shpërthim në Turqi-vriten disa njerëz

21.08.2012 (komentet: 0)

Tetë njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe veture në afërsi të një stacioni policor në Turqinë jug-lindore.



Zyrtarët thanë se shpërthimi në qytetin Gaziantep afër kufirit me Sirinë u shkaktua nga një bombë e kontrolluar veture.

Raportohet se në mesin e viktimave të shpërthimit janë edhe disa policë.

Të hënën, ndërkaq, u vranë dy ushtarë turkë nga shpërthimi i një mine në provincën Hakari në kufirin ndërmjet Irakut dhe Iranit.

Autoritetet turke nuk hodhën poshtë mundësinë që prapa sulmeve të fjalë të qëndrojë Partia e Punëtorëve Kurdë.

Kthehu mbrapa

Shto koment