Shpërthim kamikaz pranë “Xhamisë Blu” në Stamboll

12.01.2016 (komentet: 0)

Një kamikaz hodhi veten në erë pranë një grupi turistësh në sheshin qëndror të Stambollit, në Turqi raportojnë mediat lokale turke paraditen e sotme ku mbetën 10 të vrarë dhe 15 të plagosur.

Midis të plagosurve bëhet fjalë për disa turistë gjermanë. Mediat turke i referohen kryebashkiakut per bilancin e viktimave.

 

Të paktën 2 të plagosur janë dërguar në spital. Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 me orën lokale të 12 janarit 2016, në zonën historike turistike të quajtur Sultanahmet, pranë Xhamisë Blu.

 

Sultanahmet është një zonë turistike në kryeqytetin e Stambollit, mjaft e frekuentuar nga turistët. Mediat turke flasin për viktima dhe të plagosur por nuk japin ende shifra. Targeti ka qene nje grup turistesh.

 

Helikopterët e policisë turke gjithashtu i janë bashkuar vendngjarjes për një hetim më të gjerë të zonës përreth. Forcat xheniere po vazhdojnë punën për t’u siguruar përballë një mundësie të një bombe të dytë.

Kthehu mbrapa

Shto koment