SHOQATA HUMANITARE “MEDVEGJA”: QE 200 MIJË EURO PËR THAÇIN E RAMËN

12.01.2014 (komentet: 0)

Jo 100 mijë, por një shoqatë nga Lugina e Preshevës ka vendosur t'ua ndajë Kosovës dhe Shqipërisë 200 mijë euro. Shoqata "Medvegja" me seli ne Zvicër ka vendosur t'ua kthej nderin Hashim Thaçit e Edi Ramës. Kështu, një pjesë të këtyre mjete janë paraparë për sanimin e rrethojave të autostradës dhe pjesa tjetër për intelektualët e Kosovës në mënyrë që të mësojnë se ku ndodhet Lugina e Preshevës.

Shoqata Humanitare “Medvegja” me seli në Fully të Zvicrës po e shqyrton mundësinë që tija kthej nderin e djeshëm Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo po bën plan që të ndihmoj shtetin shqiptar dhe atë kosovar me më shumë se 200 mijë euro. Madje, e ka ndarë mendjen edhe për çka po ia jep ato të holla.

Shqipërisë po bën plan tija dedikojë 100 mijë euro për sanimin dhe rrethimin e mburojave të rrugës së kombit, në mënyrë që bandat dhe gomarët të mos pushtojnë autostradën.

Derisa shtetit të Kosovës anëtarët e shoqatës do tija ndajnë 86 mijë e 800 euro për botime dedikuar nxënësve dhe studentëve si dhe oligarkisë intelektuale, në mënyrë që sipas tyre përfundimisht të mësojnë ku edhe gjeografikisht shtrihet Medvegja, Presheva dhe Bujanoci.

Ndërkaq 13 mijë e 200 euro të tjera i dedikohen projektit “Kthehuni” si dhe trajtimit më adekuat të refugjatëve nga Lugina që kanë gjetur strehim në Kosovë e që duhet të trajtohen si Luginarë e jo legjionarë.

“Vendimin përfundimtar për ndarjen e këtyre mjeteve do e marrë së shpejti kryesia e shoqatës në mbledhjen e saj të rregullt që pritet të mbahet këto ditë”, ka thënë kryetari i shoqatës “Medvegja”, Zenel Neziri për Preshevajon

Kthehu mbrapa

Shto koment