Shkodër, liqeni po hyn në qytet

21.03.2013 (komentet: 0)

Përveç Nënshkodrës përmbytjet kanë prekur edhe disa lagje periferike të qytetit të Shkodrës. Në një prej banesave ne lagjen Tophane te Shkodres uji ka hyre pak ore me pare për shkak te rritjes se nivelit te liqenit.

 

Kryefamiljari Remzi Myrtja i revoltuar shprehet se shtepia e tij eshte përmbytur 6 here për dy vite dhe kjo nuk mund te quhet me jetese.

"Shtëpia është shkatërruar komplet. Është e gjashta herë që përmbytet dhe nuk kam marrë asnjë dëmshpërblim. Si unë ka me dhjetëra të tjerë, por kanë frikë të flasin se mos i heqin nga puna", thotë Myrtja, transmeton Top Channel.

Uji ka hyre ne shume banesa ne këtë lagje qe ndodhet pranë liqenit te Shkodres. Nga permbytja eshte perfshire dhe zona e Livadheve ku dhjetëra banesa janë rrethuar ujërat e liqenit. Bashkia e Shkodres kishte njoftuar të mërkurën banoret e zonës qe te largoheshin nga banesat, por pjesa me e madhe e familjeve refuzuan evakuimin per shkak se nuk kane se ku te shkojnë. Kjo situate po krijohet nga shkarkimet e mëdha në lumin Drin, i cili pengon rrjedhjen e Bunës e për pasojë sjell rritjen e Liqenit të Shkodrës.

Përmbytja përfshin edhe një nga monumentet e kultit nga me te njohurat ne Shkoder. Ajo është xhamia e plumbit. Përmbytjet e përsëritura kane sjelle reagimin e myftiut te Shkodres, Imam Muhamet Syrtari.

"Ky është një turp i madh dhe një fatkeqësi e madhe për Zotin. Ditën e djeshme i kam dërguar një shkresë ministrit të Kulturës, ku i kam kërkuar një ndërhyrje të menjëhershme. Shpresoj që me ardhjen e stinës të pranverës të gjallërojnë edhe vullneti apo dëshira tek Ministria e Kulturës dhe tek Qeveria shqiptare për të ardhur të paktën dhe për ta parë Xhaminë e Plumbit. Bëj një thirrje për të gjithë deputetët e Shkodrës, të paktën të kenë mirësinë njëherë në jetën e tyre, të vijnë dhe të bëjnë një vizitë tek xhamia e Plumbit", thotë Imami.

Xhamia e Plumbit ne lagjen Ajasem te Shkodres përmbytët çdo here qe hapen portat e hidrocentralit te Vaut te Dejes. Pavaresisht se eshte nje objekt i trashëgimisë kulturore dhe është folur shume here per mbrojtjen dhe rikonstuksionin e saj, asgjë nuk është bere, vetem uji nuk mungon asnje vit ne këtë xhami nga me te famshmet ne Shqipëri. /Indeksonline/

Kthehu mbrapa

Shto koment