Shkëputja e Republikës Serbe shkakton luftë në Bosnjë dhe Hercegovinë

17.08.2013 (komentet: 0)

"Coptimi i shtetit sigurisht na futë në luftë. Për këtë arsye është një politikë budallaqe . Çdo gjë mundet , për gjithqka mund të bisedojmë por për at se a do të mbetet B dhe H e tërë nuk mundet," tha Komsiq .

SARAJEVË - Të gjith ata që mendojnë për një Bosnjë dhe Hercegovinë të qëndrushme dhe të pandarë do të marrin armët dhe të mbrojnë vendin nëse Republika serbe përpiqet të shkëputet prej saj, tha kryetari i presidencës së BiH Zheljko Komsiq nga etniteti kroat, në një intervistë të botuar të shtunën në të përditshmën e Sarajevës "Osllobogjenje".

 

 

Duke u  përgjigjur në pyetjen e drejtpërdrejtë se çfarë do të ndodhë nëse Prsidenti  i tanishëm  i RS Millorad Dodik  me të vërtetë do të  përpiqet për të realizuar kërcënimet e e tija për shkëputjen e këtij etniteti, Komsiq tha se në këtë rast shtetin  do ta mbrojnë jo vetëm boshnjakët, por edhe shumë të tjerë, duke përfshirë edhe atë personalisht.

"është  budalla është ai i cili mendon se nuk do të jetë ashtu  në qoftë se provohet coptimi i një pjesë të vendit," tha Komsiq duke vënë në dukje se  nuk është harruar se çfarë ka ndodhur në Bosnjë dhe Hercegovinë nga viti 1992. deri në vitin 1995.

"Coptimi i shtetit sigurisht  na futë në luftë. Për këtë arsye është një politikë budallaqe . Çdo gjë mundet, për gjithqka mund të bisedojmë  por për at se a do të mbetet  B dhe H e tëra nuk mundet," tha Komsiq .

Situatën  e përgjithshme në vend Komsiqi e vlerëson si shqetësues, por ka shtuar se nga  ajo mund të dilet.

Duke komentuar për  qëndrimin e tanishëm të komunitetit ndërkombëtar ndaj Bosnjës, Komshiqi  deklaroi se me përjashtim të Shteteve të Bashkuara  "nuk ka asnjë politikë kuptimplote" por vetëm interesat e disa vendeve që nuk janë vetëm të lidhura me Bosnjën, por dukshëm më gjerë.

"Mendoj se SHBA -të më së shumti kujdesen rreth nesh. Ose, të paktën janë më të kujdesshëm ndaj nesh," tha Komshiq duke shpjeguar se edhe pse Uashingtonit ,  B i H nuk është e një rëndësie strategjike, Shtetet e Bashkuara sa i përketë marrëdhëniet e saja me Bosnjën dhe Hercegovinën megjithate  insistojnë në vlerat mbi të cilat  edhe vet janë të organizuara .

xlpress.tv/Ismet Azizi

Kthehu mbrapa

Shto koment