Shkencëtarët më në fund shpjegojnë se si janë ndërtuar piramidat

03.05.2014 (komentet: 0)

Fizikanët e Fondacionit FOM dhe Universiteti i Amsterdamit kanë zbuluar se egjiptianët e lashtë gjatë ndërtimit të piramidave kan përdorur një teknikë interesante për ta bërë më të lehtë barjten e blloqeve prej guri . Ata kanë lagur rërën , nëpër të cilën kanë tërhequr gurët.


 

Në revistën " Fizikal rivju leters " shkencëtarët thonë se eksperimentet kanë treguar se rritja e ngurtësisë  së rërës redukton  fuqinë e  nevojshme tërheqëse proporcionale, shkruan phys.org.

Kur uji i shtohet rërës  krijohet e ashtuquajtura  urëra kapilare , dmth . pika të vogla të ujit që lidhin kokrrat e rërës .

 

Foto: Fundamental Research on Matter

Me një sasi të konsidrushme  të  ujit , rëra e lagësht e shkretëtirës  bëhet rreth dy herë më e ngurtë se sa rëra e thatë , ndërsa sajat më lehtë rrqasin në rërën e  shkretëtirës, sepse ai nuk grumbullohet pran sajave sikurse kur rëra është e tharë .

Egjiptasit këtë me siguri se e dinin . Pikturuar në muret e varrit të sunduesit  të Egjiptit -Djehutihotepa në mënyrë të qartë është paraqitur  personi që tërheq sajin dhe derdhë  ujë para tij.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment