Shiu ka përmbytur Arabinë Saudite, gjashtëmbëdhjetë të vdekur

17.11.2013 (komentet: 0)

Duket e pavërtetë se si është e mundur të ndodhë që në një qytet që më së shumti dy herë në vit të bjerë shi , ta vërshoj dhe të shkaktoj humbje edhe në jeta njerzish.

 


 

 

Përmbytjet në Arabinë Saudite kan shkaktuar vdekjen  gjashtëmbëdhjetë , ndërsa tre përsona thuhet se janë  të zhdukur, raporton FENA.

Përmbytjet të  shkaktuara nga të reshurat rekorde të shirave në shkretirën e Arbaisë Saudite nuk janë shënuar  në 25 vitet e fundit.

Të paktën tre persona kanë humnbur jetën si pasojë e shiut që ra  të shtunën  në Rijad, kryeqytetin e Arabisë Saudite.

Në këtë qytet me  pesë milionë banorë shi bjen  mesatarisht një herë ose dy herë në vit, ndërsa  dje, pas dy orësh të reshura shiu rrugët  dhe objektet  janë përmbytur, madje nji mashkull dhe një grua pësuan  fatalisht, pra humbën jetën.

Riad nuk ka sistem adekuat të kullimittë ujrave  të cilat akumulohen nga  reshjet,  banorët  e tronditur ishin të detyruar të bëjnë gjthqka nga vetja për t’I  tejkaluar një numër të problemeve që ka shkaktuar shiun . Interneti është vërshuar me foto dhe video  të cilat kan  ilustruar situatën në të cilën jan gjindur.

Probleme në trafiku janë regjistruar në çdo hap, dhe autoritetet u detyruan t’i mbyllin  shkollat dhe universitetet. Banorëe të qytetit I është  këshilluar që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre derisa uji të tërheqet, raporton Al Arabiya TV.Temperatura gjatë natës ka rënë në 24 gradë.

Ushtria dhe Mbrojtja  civile janë mobilizuar për të përballuar me problemet e shkaktuar. Raportohet për  5015 aksidente, ndërsa  98 njerëz kan  mbetën të bllokuar dhe kan kërkuar ndihmë.

http://english.alarabiya.net/en/News/middle-east/2013/11/17/Video-Saudi-capital-flooded-with-heavy-rains.html

admin

Kthehu mbrapa

Shto koment