Shfaqen në Novi Sad parullat "Vojvodina Republikë"

28.01.2013 (komentet: 0)

Pllakate me mbishkrimin "Republika e Vojvodinës – Liri për Vojvodinën ", të cilat i ka shkru Partia e Vojvodinës, u shfaqën sot në Novi Sad.

Në disa vende, pllakate me ngjyrë të verdhë-kaltër-gjelbër janë ngjitur mbi pllakatet e vendosura nga partia Serbia e Tretë, e cila angazhohet për syprimimin e Autonomisë së Krahinës së Vojvodinës. Partia e Vojvodinës ka dërguar një njoftim për shtyp, në të cilën deklaron se nuk do të lejojë përsëritjen e vitit 1988, kur në Novi Sad u organizua i ashtuquajturi jogurt- revolucionin dhe kurë hiqet praktikisht autonomia e gjerë e Krahinës.

 

Plakati

 

 

"Askush nuk mund ta mësoj  Vojvodinën për gjuhën dhe shkrimine e saj, cili është kryqyteti i saj , kur ka shënuar lulzim dhe kurë shkatrrim. Toka e Vojvodinës nuk është në shitje!  Do të luftojnë për të drejtat tona  dhe për  identitetin tonë me të gjitha  mjetet demokratike sepse është  obliggim i gjeneratës sonë”, rekomandon  Partia  e Vojvodinës, transmetojnë mediat në Vojvodinë dhe Serbi.

Kjo parti potencon  se angzhohet për barazi të plotë me Srbinë në një shtet  kompleks të përbashkët, dhe për aprovimin e kushtetutës së re në të cilën Vojvodina do të definohet si republikë në kuadër të shtetit të Serbisë.

 Një Vojvodinë e  tillë do të ketë legjislacionin, pushtetin ekzekutiv dhe gjyqësor, të drejtën  për të menagjuar me  pasuritë dhe të ardhurat e veta, si bazë për rimëkëmbjen ekonomike dhe hyrje në BE, thuhet  në  deklaratën e cila  përfundon me parullën, "Vojvodina  Republikë- Liri për Vojvodinën!"

Partia e Vojvodinës  është anëtare  të   Konventës së katërt të Vojvodinës, e cila në prillin e kaluar ka  miratuar  deklaratën "Vojvodina  Republikë".  Me këtë promovohet idea  e formimit të një "Republike  Federale të Serbisë", që do të jetë  barabartë dhe e  përbërë nga Serbia dhe Vojvodina.

Kthehu mbrapa

Shto koment