SHËRBIMET SEKRETE GREKE DHE SERBO-SLLAVE TË PËRFSHIRA NË IKJET E ORGANIZUARA

31.01.2015 (komentet: 0)

 

 

Shërbimet sekrete greke dhe serbo-sllave të ndihmuar edhe nga disa “shqiptar” janë të përfshiera në ikjet e shqiptarëve nga trojet shqiptare, drejtë Bashkimit Evropian, njoftojnë burimet e Agjencisë Informative Shqipëria e Bashkuar. 

Të tillë “shqiptar”, në Kosovë njihen si ish-bashkëpunëtor të regjimit pushtues serb, ndërsa sot misioni i tyre ka ndryshuar në “tregtar” të shpërnguljeve, që si qëllim kryesor kanë realizimin e planit shekullor serbo-greke për spastrimin e trojeve shqiptare nga shqiptarët autokton.

Kohëve të fundit, këta bashkëpuntor dhe agjent të armiqve tanë, kanë angazhuar edhe mediat shqiptare, duke botuar lajme të rrejshme se kinse vende të ndryshme të botës perëndimore po kërkojnë punëtor, për të cilat Agjencia Informative Shqipëria e Bashkuar ka reaguar me kohë, duke njoftuar opinionin për këto lajme të pavërteta. Angazhimet e tyre për arritjen e këtij plani grek dhe serbo-sllav po e ndihmon policia serbe, e cila siguron dhe përcjellë kolona të autobusve për në kufi me Hungari.

Duke përdorur të njejten propagandë, para pak ditësh tëntuan të bëjnë të njejtin skenar në Vlorë, por reagimi i shpejtë i qeverisë shqiptare, parandaloj këtë tëntim eksodi të pregaditur në kuzhinat e Athinës shoviniste.

Lufta për Kosovën dhe viset e tjera të Shqipërisë Etnike po vazhdon, por me mjete dhe mënyra tjera, që si qëllim përfundimtar kanë shpërnguljen e shqiptarëve, pra deshqiptarizimin e trojeve të Shqipërisë Etnike./Shqipëria e Bashkuar.Info

Kthehu mbrapa

Shto koment