SHËNOHET DITA BOTËRORE E VESHKËS

12.03.2015 (komentet: 0)

Dita botërore e veshkës, në Kosovë po shënohet më aktivitete të shumta.

Me qellim të parandalimit dhe vetëdijesimit për rrezikun kësaj sëmundje, Shoqata e nekrologëve të Kosovës, po bëjnë matjen e shtypjes se gjakut dhe atë sheqerit në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. 

 

Sëmundja e veshakeve njihet si sëmundje e heshtur dhe nuk e benë pacientin që të paraqitet te mjeku, tha kryetari i Shoqatës së nefrologëve Ymer Elezi. Andaj kjo është arsyeja që ne jemi dalë sot në ambient të hapur me qëllim të sensibilizimit të qytetarëve rreth kësaj sëmundje dhe të bëjmë disa teste të gjakut dhe po ashtu matjes së insulinës tha Dr Elezi. Qytetaret fillimisht para se ti nënshtrohen testeve kishin disa pyetje për nefrologët.
Cka nesh një person identifikohet me sëmundja të veshkave edhe nuk ka mundësi me u sheru është i varfër?

"ne për ketë kemi dalur këtu, vetëm për qytetaret, por po ashtu kemi dal me i dërguar mesazhe edhe pushtetarëve. Kjo është mesazh për te gjithë edhe për pushtetarët se duhet me investu në mbrojtjen e popullatës".

Pacientët që kanë shtypjen e lartë të gjakut, janë më të rrezikuarit nga sëmundjet e veshkave thotë kryetari i shoqatës së nefrologëve të Kosovës, Ymer Elezi. Por a ka statistika se sa qytetarë janë të prekur nga kjo smundje Dr Elezi ka përgjigje.
 Mund ti them statistikat botërore që janë, besoj që këtu ndoshta janë edhe më të larta. Në 1 qind mijë banorë 10% banor vuajnë nga një formë e dëmtimit të veshkave. Fatkeqësisht nuk i dimë. 
Për punën dhe kontributin në sensibilizimin rreth sëmundjes së veshkave dhe parandalimit të saj, Shoqata e nëfrologëve të Kosovës, ka nda mirënjhojhe për Radio Kosovën.

Kthehu mbrapa

Shto koment