Shënohet 100 vjetori i vuajtjes së shqiptarëve dhe boshnjakëve në Plavë e Guci

05.03.2013 (komentet: 0)

Me rastin e njëqind vjetorit të vuajtjeve të shqiptarëve dhe boshnjakëve në territorin e pjesës veriore të Malit të Zi, në Plavë dhe Guci më 5 mars u kry ceremonia e faljes së namazit xhenazeve të atëhershme .

 

 

 

Pikërisht para njëqind viteve, nga  muaji  tetor i vitit 1912, e  deri në fund të majit të vitit 1913, popullsia e përkatësisë myslimane  u sulmua nga ushtria e   Malit të Zi, e cila  atëherë ishte nën komandën e autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, përkatësisht Mbretit Nikolla.

Gjatë muajit shkurt të vitit 1913, në  trevën e  Plavës dhe Gucisë u dërgua  brigada e  Vasojeviqit të Poshtëm  nën komandën e brigadierit  Avro  Cemoviqit, e me këtë rast ndaj popullatës  filloi zbatimi i masave shumë të rënda represive. Arritjen e kësaj   brigade  zyrtarisht u arsyetua  si një nevojë për çarmatosjen  efektiv të shqiptarëve dhe  boshnjakëve, dhe më pas filloi konvertimi i shqipatërve dhe boshnjakëve me dhunë  nën sloganin "Vdekje ose konvertimit".

Fushata e kryer  kundër boshnjakëve dhe shqiptarëve në këtë periudhë, arriti t’i konvertoj me dhunë në krishterë  rreth 12.500 muslimanë, dhe vranë më shumë se 1800 persona, iu djegën shtëpitë, xhamitë  dhe varrezat u përdhosën, u ekzekutua elita e popullit  shqiptarë dhe boshnjak, u plaçkitën pronat, sepse këta dy popuj  në atë kohë  nuk pranuan  sundimin  e Malit të Zi.

Mos  pranimi i fesë së huaj  ka qenë arsyeja kryesore që boshnjakët dhe shqiptarët në vitin 1912  dhe 1913 u  vrarë brutalisht.

Bilansi  i viktimave, gjegjësisht  ata që refuzonin konvertimin u dërguan të lidhur në pranga në vendin e ashtuquajtur Previje në afërsi të  Andrijevicës, u pushkatuan më se 850 përsona .

Më së miri këtë ngjarje e ka përshkruar  dr. Mustafa Memiq në veprën e tij "Plava dhe Gucia  në të kaluarën".

Nuk ka asnjë dyshim se në trevën e Plavës dhe Gucisë në rrethana  të ndërlikuara  sociale e  politike, në kushte sociale dhe kulturore, në periudhën nga  1912- 1913  nga ana e shtetit të  Malit të Zi mbi baza etnike dhe fetare ndaj  popullsisë civile të boshnjakëve dhe shqiptarëve janë kryer krime të shumta kundër njerëzimit.

Lutja kolektive, falja e xhenazeve  kushtuar viktima shqiptare dhe  boshnjake të vitit 1912-1913, të  Plavës dhe Gucisë të  organizuar nga kryetari i Plavës  Orhan Shahmanoviqi, Reisit  Rifat ef. Fejziq, u zhvillua  në palestrën  sportive në Plavë, trasmetojnw mediat e Sanxhakut.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment