Shëndetësia në Serbi në vendin e fundit në Evropë

16.05.2012 (komentet: 0)

Serbia është e fundit në listën e 34 vendeve evropiane sa i përket cilësisë së kujdesit shëndetësor, tregon indeksi shëndetsor Evropian për viti 2012. Ndërsa Shqipëria qëndron më mire edhe se Bullgaria e cila është antare e Unionit Europian.


 

Sipas indeksit të EHCI me të cilën matet standardi i kujdesit shëndetësor  europian në bazë të 42 treguesve, Serbia ka marrë vetëm 451 pikë nga një 1,000 maksimale  të mundshme, dhe Holanda, e cila është në krye të listës, ka 872 pikë.

 

Vende të tjera që kanë, sipas këtyre kritereve , një sistem të mirë shëndetësor janë Danimarka, Luksemburgu dhe Islanda, njofton revista “ Nju Jorup”.

Nga vendet e Bashkimit Europian   në vendin e fundit në listë është Bullgaria me 458 pikë,pas Shqipërisë me 535 pikë  dhe pas saj është vetëm Serbia me 451 pikë.

Drejtori i HCP, i cili e zhvilloi këtë sondazh  Arne  Bjorberg tha se Serbia nuk duhet të krahasohet me shtetet e zhvilluara  anëtare të Bashkimit Europian.

 

"Fqinjët e Serbisë  si Kroacia (655 pikë), Maqedonia (527) dhe Shqipëria (535) janë relevante , dhe të tregojnë se për Serbinë  është punë e vështirë për të arritur ato nivele", tha Bjornberg.

Në këtë hulumtim nuk është përfshi Kosova.  Andaj çka mund të thuhet kur nga ky hulumtim konstatohet  se Serbia  është e fundit, pas Bullgaisë dhe Shqipërisë ? Na mbetët të mendojmë se ku është Kosova sipas këtyre standardeve.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment