Shembet një shtëpi në Pukë nga pesha e dëborës

14.02.2012 (komentet: 0)

Nën peshën e rëndë të dëborës prej kaq ditësh, një shtëpi në një zonë të thellë të Pukës është shembur tërësisht duke vënë në rrezik jetën e banorëve që jetojnë aty, raporton NOA.



Kanë qenë vetë banorët e fshatit Shkozë të Komunës Gjegjan të Pukës që kanë lajmëruar ngjarjen e rëndë, ndërkohë që mësohet se dhjetëra burra të fshatit janë nisur në këmbë për t’u ardhur në ndihmë banorëve të kërcënuar.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar në banesën e shembur, pasi ajo ndodhet shumë thellë në zonën e bllokuar, pranë bjeshkëve.

Kthehu mbrapa

Shto koment