SHBA sjellin vizionin e paqes në Sanxhak

19.07.2013 (komentet: 0)

Grupi joformal "Miqtë e Sanxhakut", të cilin grup e formuan tre vjet më parë diplomatët e dhjetë ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, ku u përfshinë , ndër të tjerë, përfaqësues të Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Turqisë , Zvicrës mandej BE, OKB dhe OSB, të martën pas një kohë të gjatë, mbajti një takim. Në takim është vlersuar puna dhe aktiviteti i grupit “Miqtë e Sanxhakut”, e cila ka arritur të kultivoj dhe avancoj vlerat e kulturës dhe traditës së këtij pellgume histori të vazhdueshmë të tronditur. Sipas gazetës Novosti, njofton për takimin i cili kaloi në atmosferë punë dhe angazhimi për projektet në të ardhmen.

 

Një moment i veqantë për të pasur një jetë shtendimit të situatës së vazhdueshme në rajonin e Sanxhakutt është edhe hapja e zyrës së Amabasadës së SHBA-së në Novi Pazar, në kuadër të tetë pika sa ka hapur Ambasada e SHBA në pjesë të ndryshme të Serbisë, pika këto nevralgjikë sa I përket multikulturës dhe multietnicitetit.

Miqtë e Sanxhakut , është një organizatë e cila me objektiv kryesor që  është mbështetja   ekonomik e këtij  rajoni, por se vështirë se mund t’iu shmanget ngjyrimeve  politike të angazhimit të tyre. Sepse,  deri tash nuk është  krijuar ndonjë shoqatë e ngjashme që do të kujdeset për ndonjë pjesë tjetër  të pazhvilluar të vendit, ku serbët ose ndonjë popull tjetër  është shumicë.

Megjithatë, "Miqtë e Sanxhakut", thonë se nuk kanë ndonjë axhendë të fshehtë dhe se aktivitetet e tyre kryesisht janë të koordinuara me qeverinë serbe dhe përfaqësuesit e qeverive  lokale.

 Kjo është një shoqatë  organizatë  joformale nëpërmjet së cilës komuniteti që ruan dhe kultivon vlerat e diversitetit kulturor dhe etinik dhe nga ku organizmat ndërkombëtar mund të fitojë  një pasqyrim të  situatës në rajon, detekton problemet që duhet zgjidhur dhe koordinon ndihmat  përarritjen e aspiratave të  banorëve të Serbisë jugperëndimore.

Ambasada e SHBA në Beograd ende  është pjesëmarrëse aktiv në organizatën  "Miqtë e Sanxhakut" dhe mbështet fuqimisht prosperitetin  ekonomik , politikisht rajon  të gjallë dhe të sigurt, - tha për "Novosti"press atasheun i Ambasadës së SHBA Steven Stark.

Nëpërmjet këtij  "Forumi boshnjak " tashmë janë realizuar një numër i konsiderueshëm i projekteve siq janë: renovimi dhe zgjerimi i  objekteve të shkollave fillore, strehimi epersonave të zhvendosur brenda vendit, deri te  mbrojtja e të drejtave të njeriut të komunitetit LGBT (komunitetit Gej).

Zëvendës Kryetari i Bashkisë Fevzi Muriqi thotë se "Miqtë" janë  shumë aktive dhe ambasadorët e vendeve kryesore të botës vijnë rregullisht në Novi Pazar. Mandej shton së shpejti do të kërkojmë ndihmën e tyre  për  hapjen e zyrës pran  BE në Bruksel.

 Ideja është se  nga "Miqtë e Sanxhakut" të kërkojmë  ndihmë logjistike në gjetjen e hapësirës në Bruksel dhe financimin e zyrës, sepse kështu  do të mundemi më lehtë t’i  thithim fondet  evropiane.

Muriq shtoi se kjo iniciativë nuk  përbënë asgjë element antikushtetues, si dhe aktiviteti i "Miqve të Sanxhakut," i cili , siq thotë ai, nuk është kurfar grupi konspirativ i cili  dëshiron ta ndajë  Serbinë, por ka për qëllim të ndihmojë Sanxhakut për të dalë nga kriza ekonomike, pasi më shumë se gjysma e njerëzit nën moshën 30 vjeqare  janë të papunë, dhe njëherit  në vazhdimsi ëhstë fenomeni i emigrimit   të popullësisë.

Kreu i  Delegacionit të BE në Serbi në largim, Vincent Deger thotë se Bashkimi Evropian do të mbetet i  angazhuar në rajon, në të cilin Brukseli  nga viti 2004 ka  investuar 14.600.000 €, kryesisht iu ka dedikuar  infrastrukturës lokale.

 Mbështetja e BE  për Serbinë jugperëndimor  nuk shkonë nëpërmjet  "Miqëve të  Sanxhakut", sepse ky është një grup joformal për të shkëmbyer informacione  për  projektet financiare, si dhe për zhvillimet sociale dhe politike në rajon.

Predrag Simiq, profesor i të drejtës ndërkombëtare, nuk shprehë habinë se si ky grup joformal  diplomatik  është ende aktiv, si dhe që është i fokusuar pikrisht në  Sanxhak, dhe jo në disa pjesë të tjera të varfura të Serbisë , ku  kryesisht jetojnë  serbët.

Situata në Sanxhak akoma  mbetet e paqëndrueshme, siç dëshmohet nga incidentet e fundit në Novi Pazar, dhe i acaruar  jo vetëm në aspektin ndër etnik, por edhe  në marrëdhëniet ndërmjet liderëve boshnjakë. Nuk është e pazakontë që  diplomatët e fuqive të e mëdha në raste të tilla preferojnë të mbajnë në  lidhje direkte politikanët lokal, në mënyrë që në çdo kohë ta kenë situatën  e kjartë dhe pse jo edhe ta kenë situatën në kontroll. Praktika dhe përvoja e liderëve politikë në Ballkan tregon se përafrimi i lidershipit më ambasadat e SHBA-së është edhe prosperim në politikë.

Si do që të jetë Miqtë e Novipazarit ne veqanti dhe regjioni i kësaj ane në pergjithsi mbasë më shumë se cka do tjetër kanë nevojë për praninë dhe influencimin e SHBA-së. Pranimi i SHBA-së aty, tregon se koha e politkave nacionaliste luftënxitëse ka marrë fund, SHBA janë aty për të promovuar paqen dhe sigurinë për të gjithë. Këtë me gjas kanë filluar ta kuptojnë edhe serbët, Ballakani me SHBA po kthehet vizionit të paqes…

xlpress.tv: Ismet Azizi

Kthehu mbrapa

Shto koment