SHBA rikonfirmon mbështjen për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës

06.04.2012 (komentet: 0)

Kryeministri Hashim Thaçi në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar sot një takim me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeline Albright.



Thaçi shprehu mirënjohjen për angazhimin e vazhdueshëm që ish-sekretarja Albright ka luajtur dhe po luan në mbështetje të zhvillimeve demokratike në Republikën e Kosovës.

Në takim, kryeministri Hashim Thaçi e njoftoi znj.Albrightt për zhvillimet e fundit në Kosovë, me theks të veçantë për reformat që janë ndërmarrë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike, thuhet në komunikatën për media të qeverisë.

Nga ana e saj, ish-Sekretarja Albright rikonfirmoi mbështetjen e saj për Republikën e Kosovës, për integritetin dhe sovranitetin e saj, si dhe për procesin e integrimeve euroatlantike të Kosovës.

Ajo po ashtu përgëzoi kryeministrin Thaçi për marrëveshjet e arritura në Bruksel, si dhe për fillimin e procesit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur.

Kthehu mbrapa

Shto koment