SHBA përgatitet ta sulmojë Iranin?

28.04.2012 (komentet: 0)

Aeroplanët më modernë amerikanë, F-22 Rapotor, të cilët nuk janë përdorur kurrë në luftë, janë rreshtuar 350 kilometra larg kufirit iranian. Komanda ajrore amerikane demanton se ky veprim paraqet kërcënim për Iranin.

 Një numër i panjohur i Raptorëve është bartur në bazën Al Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan revista “Aviation Week”, duke theksuar se aeroplanët e ri të “padukshëm” janë vendosur vetëm një herë në këtë shtet, para tri vitesh.

Arsyeja për transferimin e tyre nuk shpjegohet, por një zëdhënës i bazës amerikane, John Doryan, tha se " gjithçka është pjesë e aktiviteteve të planifikuara më parë, të cilat nuk përbëjnë kërcënim ndaj Iranit. Koloneli e ka .përshkruar numrin e fluturakeve si "domethënëse”.

Reptor është projekti kontrovers i aeroplanëve të gjeneratës së ardhshme, për të cilin SHBA-të deri tash kanë shpenzuar 80 miliardë euro, ndërsa gjatë shtatë viteve të fundit nuk i kanë përdorur kurrë në luftë. Ato nuk janë testuar as në Afganistan e as në Irak, ndërsa e kanë humbur shansin për t’u dëshmuar edhe në Libi.

Prodhues Lockheed Martin pohon se F-22 është i gatshëm për aksion kundër caqeve në zona të mbrojtura mirë, si Irani dhe Koreja e Veriut, por amerikanët kanë vërejtje serioze për shpenzimin e miliarda dollarëve për këtë projekt të pasigurt.

Baza Al Dhfra gjendet 1500 kilometra larg Teheranit, që është në brenda cakut të veprimit të Raptorit. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment