SHBA ka hapur 2.65 milionë vende pune gjatë 2014

07.12.2014 (komentet: 0)

SHBA ka hapur 2.65 milionë vende pune gjatë 2014

Washington, 7 dhjetor - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama thotë se ekonomia amerikane po rritet në masë të konsiderueshme.


Në fjalimin e tij të përjavshëm sot, Obama tha se nëntori ishte muaji i dhjetë me radhë gjatë të cilit në Shtetet e Bashkuara ishin hapur mbi 200 mijë vende pune. 

Ai tha se 2.65 milionë vende pune ishin krijuar këtë vit, një shumë e përgjithshme që nuk ishte arritur që nga vitet 1990.

Megjithatë ai vuri në dukje se ndërsa rritja në hapjen e vendeve të punës ishte realizuar në industri me rroga të larta, \"familjet e zakonshme\" nuk kanë më shumë të ardhura sesa ç\'kishin para 15 vjetësh. Presidenti tha se kjo duhet të ndryshojë.

Kthehu mbrapa

Shto koment