SHBA-ja në OKB flet për Kosovën

06.02.2015 (komentet: 0)

SHBA-ja në OKB flet për Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vlerësuar krijimin e Qeverisë së re të udhëhequr nga kryeministri, Isa Mustafa.

 

Zyrtarë të SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kanë lavdëruar presidenten e Republikës, Atifete Jahjaga, për angazhimin e saj për formimin e Qeverisë.

SHBA-ja, po ashtu, ka folur edhe për protestat e fundit të opozitës, si dhe shkarkimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq.

“Të gjithë qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por jo edhe të bëjnë akte vandale dhe kërcënime ndaj gazetarëve”, kanë thënë përfaqësuesit amerikanë, transmeton Zëri.

Ndryshe, sonte në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara u debatua për raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm, Ban Ki-moon, mbi zhvillimet në Kosovë.

Në raportin, që përfshin zhvillimet në periudhën nga 16 tetori 2014 deri më 15 janar 2015, sekretari i përgjithshëm u bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që sa më shpejt ta themelojnë Gjykatën e Posaçme për krime lufte, e cila do t’i trajtojë pretendimet për përfshirje në krime lufte të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të ngritura në raportin e Këshillit të Evropës në vitin 2010. /Zëri/

Kthehu mbrapa

Shto koment