Shba, 45 milion banorë jetojnë në varfëri

29.12.2012 (komentet: 0)

Numri i të varfërve në SHBA ka arritur një rekord të ri, duke arritur në 46 milionë nga 31 milionë që numëroheshin në fund të shekullit të kaluar.

artikuj

 

Shifra është bërë publike nga Byroja Amerikane e Censusit. Që nga fillimi i krizës financiare në 2008-ën, numri i amerikanëve të varfër, të regjistruar në të gjitha llojet e organizatave të ndihmës për të varfrit, është rritur me 60 %, ku shumica jetojnë me kupona ushqimor që ndan qeveria.

Statistikat e nxjerra nga Zyra e Buxhetit të Kongresit tregon se një familje me tre anëtarë mund të marrë kupona ushqimore deri në 400 dollarë në muaj. Për vitin fiskal 2011 shpenzimet totale të kuponave ushqimore ishin 75 miliardë dollarë.

E ndërkohë presidenti amerikan Barak Obama i ka bërë thirrje liderëve të Kongresit të nisin bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, në përpjekje për të shmangur të ashtuquajturën katastrofa fiskale.

Republikanët kanë vetëm 4 ditë kohë për të arritur një marrëveshje përpara se të hyjnë në fuqi rritja e taksave dhe shkurtimet e shpenzimeve, që sipas analistëve mund ta zhysin vendin në një krizë edhe më të thellë ekonomike. 

/mesazhi/

Kthehu mbrapa

Shto koment