Serwer: 23 anëtarët e BE-së nuk do ta pranojnë Serbinë

29.04.2014 (komentet: 0)

Të 23 anëtarët e BE-së që e kanë njohur Kosovën nuk do ta pranojnë Serbinë si anëtare pa njohjen e Kosovës dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, tha diplomati amerikan, Daniel Serwer

artikuj

Lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, Serwer ka thënë se Serbia de fakto e ka njohur Kosovën me marrëveshjet brenda dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Me Aleksandar Vucicin të konfirmuar si kryeministër i Serbisë, në vazhdën e një rezultati konfirmues të zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar, lindin pyetjet në lidhje me atë se çka duhet të bëjë qeveria e re serbe në lidhje me Kosovën.

Në parimin e bazuar për të bërë gjëra të mëdha, por potencialisht jopopullore, duhet vepruar sa më shpejt të jetë e mundur në mandatin e ri, këtu qëndron këshilla ime, si përgjigje ndaj pyetjeve të kolegëve, ka thënë diplomati amerikan, Daniel Serwer në një intervistë të tij të dhënë së fundi, e të publikuar edhe në blogun, peacefare.net, transmeton RTK.

Lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, Serwer ka thënë se Serbia defakto e ka njohur Kosovën me marrëveshjet brenda dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kthehu mbrapa

Shto koment