Serbia vazhdon ta provokoj Bashkësinë Islame në Sanxhak

09.08.2015 (komentet: 0)

 

Provokim i radhës i qeverisë serbe . Selia e institucionit të arsimit të lartë në Novi Pazar në shitje. Proteston Zukorliq, themeluesi dhe rektori i parë i këtij institucioni.

 

Në mesin e objekteve të shumta të Holding Kompanisë "Raska" në Novi Pazar, e cila është në falimentim që nga viti 2013, Agjencia e Serbisë për Privatizim   ka vënë në shitje edhe ndërtesën ish administrative së ish-gjigantit  të tekstilit.

Ndërtesa me  1,042 metra katrorë, e cila është ofruar me një çmim fillestar prej 65 milion, që nga viti 2002 është selia e Universitetit Internacional të Novi Pazarit, themelues dhe rektor i parë i të cilit ishte Myftiu i Sanxhakut Muamer Zukorliq.

Universiteti   ndërkohë ndërtesën në fjalë e ngriti edhe për dy kate. Ndërsa, myftiu Zukorliq dhe kryetari i Bashkësisë Islame në Serbi  Dr. Mevlud Dudiq, protestojnë ashpër në lidhje me këtë provokim të rëndë nga organet e qeverisë serbe.

Zukorliq ka theksuar “ kombinatit të atëhershëm të tekstilit  "Raska"  i kemi dhënë  hua dhe pasi që paratë nuk na janë kthyer, ndërtesa ka kaluar  në pronësi tonë”. Sipas Vecernje Novostit, Zukorliq, po ashtu, kërkon nga Agjencioni Serb i Privatizimit që ta përjashtojnë nga  shitja ndërtesën administrative të Holding Kompanisë "Raska". 

Mevlud Dudiq konstaton  se objekti është ndërtuar në tokën e cila është pronë e  Vakufit ( Bashkësisë Islame) të cilën shteti  duhet t’ ia kthejë Bashkësinë Islame dhe  ky objekt nuk mund të shitet. Përveç Agjencisë së Privatizimit, kërkesën që  ndërtesa në fjalë mos të shitet, i është dërguar edhe Qeverisë së Serbisë dhe Kryeministrit Vuçiq.

Pak njerëz në Novi Pazar dinë se si  arriti Universitet Internacional të vendoset në lokalet e këtij kombinati, i cili në atë kohë  ishte duke punuar, mandej kishte  shumë të punësuar dhe se si janë kryer transaksionet midis Bashkësisë Islame  dhe  kreut udhëheqës të "Rashkës".  Mbështetje maksimale për themelimin e Universitetit Ndërkombëtar në atë kohë  ka dhënë  kryeministri i atëhershëm i Serbisë Zoran Gjingjiq, i cili gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e hapjes.  Universiteti Ndërkombëtar i  Novi Pazarit ende ka probleme me  akreditimet  e nevojshme nga komisioni përkatës shtetëror edhe pse  ka degët e veta  gjithkah në Serbi (Beograd, Novi Sad, Nish) e së fundmi, nga viti i kaluar, edhe në  Preshevë.

Edhe para disa  viteve kishte ndodhë një rast i ngjashëm edhe me Fakultetin e  Studimeve Islame në Novi Pazar, i cili është i vendosur në ndërtesën, pronë e së cilës është BI (Vakafit) për ndryshe ndërtesa e dikurshme e Shtëpisë së Mallrave “ Gërmia” Prishtinë. Disa herë me radhë fakulteti i Studimeve  Islame është  kërcënuar nga marrja me dhunë e kësaj ndërtese .

Atëherë, studentëve, prindërve të tyre, mësimdhënësve dhe të gjithë myslimanëve nuk iu kishte  mbet asgjë tjetër, përveç, sikurse më parë, të organizohen në mbrojtje të Fakultetit të Studimeve Islame dhe Vakufit, dhe me këtë rast grabitësi, pra qeveria lokale, ishte zmbrapsur.

Se si do të zhvillohen ngjarjet në vijim , mbetet të shihet. Por gjithsesi,  nëse qeveria e Serbisë nuk heq dorë nga shitja e objektit të  Universitetit Internacional, studentëve, prindërve dhe qytetarëve nuk ju mbetet tjetër përveç  se  të veprojnë  njësoj sikurse herëve tjera. Pra, të vihen në mbrojtje të  pronës së tyre.

/Ismet Azizi/

 

Kthehu mbrapa

Shto koment