Serbia sot shpallë zgjedhjet parlamentare dhe lokale

13.03.2012 (komentet: 0)

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, do të shpallë sot në mesditë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, e pas tij, kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Sllavica Gjukiq Dejanoviq, mbajtjen e zgjedhjeve lokale, njoftojnë mediat në Serbi.

Vendimi për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale ndërkaq, nuk pritet të shpallet sot, duke qenë se sipas ligjit për zgjedhjet, ka ende kohë për një vendim të këtillë.

Me shpalljet e sotme, pritet të konfirmohet edhe zyrtarisht, nëse Serbia synon të mbajë zgjedhjet lokale edhe në territorin e Kosovës, një synim ky të cilin autoritetet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë e kanë kundërshtuar ashpër.

Mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë shihet si përpjekje për sforcimin e strukturave paralele serbe, për zhbërjen e të cilave autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. 

Kthehu mbrapa

Shto koment