Serbia shuan të ashtuquajturën ministri për Kosovën?

11.02.2012 (komentet: 0)

Beograd, 11 shkurt - Krerët e koalicionit qeverisës në Serbi po e shqyrtojnë mundësinë që ta eliminojnë të ashtuquajturën Ministri për Kosovën. Ky do të jetë lëshimi që po i kryetarit të Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë (LDP), Çedomir Jovanoviq, për tu futur në qeverinë e ardhshme.



Sipas burimeve të ditores “Alo”, “resori i Kosovës do t’i bashkëngjitet vetëqeverisjes lokale”. Ndërsa, tash është e qartë se Goran Bogdanoviq nuk do ta udhëheqë me sektor, sepse ka rënë poshtë vendimi që në post të tillë të jetë dikush nga Kosova.

“Kreu i Partisë Demokratike të Serbisë (DS) me miratimin e heshtur të partnerëve të koalicionit e ka shqyrtuar opsionin se nëse nuk vjen në pushtet pas zgjedhjeve të majit, ta ulë numrin e ministrive. Edhe pse Kosova momentalisht është problem pikant shtetëror, për një kohë të gjatë janë dëgjuar kundërshtimet se është e padobishme dhe panevojshme që për Kosovën të jetë një resor i veçantë. Tani për tani është pothuajse e sigurt se qeveria e ardhshme, me demokratët në krye, nuk do ta ketë Ministrinë për Kosovën. Për shkak të mashtrimeve të rënda financiare që ndërlidhen me veriun e Kosovës, është marrë vendimi që udhëheqja e sektorit të ri t’i besohet dikujt që nuk ka qenë në poste të institucioneve të veriut e as nga Kosova. Ta themi troç, në këto rrjedha financiare duhet të vendoset rendi”, ka thënë burimi i “Alo” nga kreu i DS-së, transmeton Telegrafi.

Kjo, sipas ditores, do ta hapte rrugën për futjen e LDP-së në qeveri me demokratët dhe socialistët, kur dihet se është pikërisht politika ndaj Kosovës pengesa kryesore për bashkëpunimin e ardhshëm mes Boris Tadiqit, Ivica Daçiqit dhe Çedomir Jovanoviqit. Ndërsa, eliminimi i të ashtuquajturës Ministri për Kosovën “do të qetësonte marrëveshjet e vështira paszgjedhore”, kur duhet se liberalët e kushtëzojnë hyrjen në qeverinë e ardhshme me ndryshimet rrënjësore të politikës ndaj Kosovës.

Kthehu mbrapa

Shto koment