Serbia shqetësohet për historinë. Pse shqiptarët mësojnë se trojet janë të ndarë?

22.03.2013 (komentet: 0)

Harta e “Shqipërisë së Madhe” siç e quajnë serbët hartën e Shqipërisë etnike gjendet në librin e gjeografisë të vitit të 4-ët të shkollave të mesme të Shqipërisë, shkruan “Blic” i Serbisë. “Blic” vijon duke theksuar se mësimi që Shqipëria është e ndarë dhe shumica e “trojeve shqiptare” janë jashtë Shqipërisë, është diçka jo pozitive për Serbinë.

 

Siç shkruan “Blic”, në hartën janë përshkruar “trojet shqiptare” ku bëjnë pjesë Kosova, pjesë të Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë dhe Greqisë. Pjesët shqiptare në Serbi janë Bujanoci dhe Presheva, kurse pjesët shqiptare në Mal të Zi janë Ulqini, Gucia, Rozhaja etj.   

Në faqen 13 të këtij libri shkollor, theksohet se në Kongresin e Berlinit në vitin 1878 janë marrë vendime kundër interesave të popullit shqiptar. 

Në faqen 197 të këtij libri janë të vendosura disa pyetje: Tregoni se cilat troje shqiptare janë në Malin e Zi?, Tregoni kur janë ndarë ata nga Shqipëria?, Cila është e ardhmja e këtyre trojeve dhe si mund të përmirësohet situata e tyre ekonomike dhe kulturore?

/Shekulli Online/Përgatiti: E.Sh/

Kthehu mbrapa

Shto koment