Serbia shpall mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë

13.03.2012 (komentet: 0)

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Slavica Djukic - Dejanovic, ka shpallur 6 majin datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në komunat dhe qytetet e Serbisë, përfshirë këtu edhe komunat në Kosovë, në të cilat, sipas kreyeparlamentares serbej, qeverive lokale ju ka skaduar mandati.


Dejanovic tha se zgjedhjet nuk do të mbahen në 17 komuna në Serbi (përfshirë 5 komuna të Kosovës), për shkak se, siç tha ajo, atje ende nuk ju ka skaduar mandati qeverive lokale, raporton Tanjug.
Sipas saj nuk do të mbahen zgjedhjet në Prishtinë, Pejë, Leposavic, Mitrovicë dhe Novo Bërd, ku qeveritë aktuale kanë ende mandat.
Kryetarja e Kuvendit deklaroi se qeveria serbe, në bashkëpunim me UNMIK-un, do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë.

Edhe presidenti serb Boris Tadic sot ka shpallur mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Serbi më 6 maj.

Vendimi i Serbisë për mbajtjen  zgjedhjet lokale në Kosovëpritet të kundërshtohet nga autoritetet ndërkombëtare dhe vendore në Kosovë.

Mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë shihet si përpjekje për sforcimin e strukturave paralele serbe, për zhbërjen e të cilave autoritetet në Prishtinë kanë kërkuar ndihmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian

Kthehu mbrapa

Shto koment