Serbia përgjegjëse për krimet në Dubravë

17.02.2012 (komentet: 0)

Natasa Kandiq,drejtoreshë e Fondit për të Drejtën Humanitare, në një intervistë për DW ka thënë se Serbia është përgjegjëse për krimet në Dubravë.

"Unë kam dëgjuar për emrin Sinisha Petriq-Zenica. Ai është një prej të dënuarve, të cilët janë dërguar nga burgjet e Serbisë në burgun e Dubravës në Kosovë në fillim të prillit të vitit 1999. Por në Dubravë ai nuk ka pasur statusin e të burgosurit.

 

 Ai ka qenë atje i armatosur dhe me uniformë të forcave serbe. Domethënë një person të cilit i është falur liria, me kusht që të kryejë detyra të cilat i janë dhënë nga drejtoria e burgut në Dubravë", ka thënë Kandiq.

Sipas saj pohimet se ai ka vrarë 95 persona janë plotësisht jologjike, sepse nuk është e mundur që një person të ketë vrarë kaq shumë të burgosur pa e ditur askush nga autoritetet.

"E dyta, ne me vite të tëra kemi mbledhur informacione për ngjarjet në Dubravë. Në maj të vitit 2010, pas hulumtimeve shumë të detajuara, ne kemi përpiluar dhe kemi dorëzuar në Gjykatën për krime lufte në Serbi një padi penale për krime lufte", është shprehur ajo.

me tutuje ajo thotë se në asnjë burg nuk mund të ndodhë asgjë, madje as futja në burg e ndonjë grupi të të burgosurve nga një burg tjetër apo trasferimi i të burgosurve nga Serbia në Dubravë pa lejen dhe vendimin e Ministrisë së Drejtësisë.

"Ndaj në vend të parë në padinë tonë për krime lufte, gjendet ministri i atëhershëm i Drejtësisë, Dragoljub Jankoviq. Në bazë të përgjegjësisë, ai është përsoni që ka marrë vendimin që të gjithë të burgosurit shqiptar në fillim të prillit të transferohen nga burgjet e Serbisë në Dubravë. Ne kemi ngritur padinë edhe kundër zëvendësministrit të Drejtësisë Zoran Stevanoviq, i cili ka qenë përgjegjës për burgjet në Serbi. Pa dijen e tij nuk ka mundur të bëhet transferimi i të burgosurve dhe futja në burgun e Dubravës me 23 maj 1999, e Njësisë për Operacione Speciale (JSO)", ka thënë Kandiq. 

ajo thotë se më në fund e kanëi paditur për krime lufte edhe Bora Vllahoviqin, shefin e policisë në Pejë.

"Sipas të dhënave të të mbijetuarve, pas masakrës në Dubravë me 22 maj, në burg është futur Njësia për Operacione Speciale dhe ka hedhur bomba në kanalizim dhe në kuzhinë. Qëllimi ishte që të vriten të gjithë ata që e kanë mbijetuar masakrën. Pas kësaj masakre, në burgun e Dubravës janë futur përfaqësuesit e shërbimit të sigurimit të shtetit dhe policët e stacionuar në Pejë, dhe kanë organizuar transferimin në burgun e Lipjanit e të burgosurve që kanë mbijetuar", ka thënë ajo.

Kthehu mbrapa

Shto koment