Serbia: Ndalojeni Zukorliqin përderisa nuk është bërë vonë!

23.11.2013 (komentet: 0)

Thirrja e myftiut Muamer Zukorliq për dialog për autonominë e Sanxhakut dhe iniciativën e tij për përdorimin  një hymni të veçantë për Boshnjakët, është shkelje të drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Republikës së Serbisë, thonë analistët serbë për “Alo”.

 

 Ata sygjerojnë  se duhet ndaluar këto deklarata ekstreme se përndryshe do të përsëritet Kosova, të cilën hap pas hapi  e kemi humbur gjatë viteve.

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë për “Alo” se s’ka gjë nga autonomia e Sanxhakut, për shkak se të gjitha palët janë të interesuar për stabilitetin e rajonit .

“Zukorliq kërkon tema për mediat dhe propagandë”, ka thënë ai, dhe ngjashëm me të mendon edhe ministri Rasim Lajiq, i cili këto deklarata e  Zukorliqit i cilëson si “budallallëqe”.

Milovan Drecun, kryetar i Komisionit për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, thotë se këto deklarata janë kërcënim potencial për sovranitetin dhe të ardhmëren e Serbisë dhe se shteti serb duhet të ndjekë me kujdes këto tendenca ekstreme të grupeve boshnjake që kanë mbështetje tëë qarqeve  të caktuara jashtë Serbisë.

Për analistin Bosko Jakshiq, asnjë ndryshim i rëndësishme në shoqëri dhe shtet nuk ndodh brenda natës.

“Kjo kërkon kohë dhe rrahje të terrenit. As Kosova gjatë natës nuk e ka marrë pavarësinë, por pasi kemi shënuar gabim pas gabimi. Përmendja e autonomisë, si dhe ndryshimi i himnit si karakteristikë themelore e shtetit, është sjellje ekstreme dhe, mbi të gjitha, është në kundërshtim me Kushtetutën, që garanton sovranitetin dhe integritetin”, thotë analisti Bosko Jakshiq, i cili shton se nëse këto gjëra tolerohen, “në një moment në Rashkë (Sanxhak) do të jetë normale që Bajrami të festohet si festë shtetërore e martesa të bëhet me tri gra”!

Myftiu i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer Zukorliq ka deklaruar se Plevla duhet të jetë kryeqytet i Sanxhakut, pra disa ditësh transmetuan  mediat në Mal të Zi.

Sipas këtyre mediave, Zukorliq ka thënë Sanxhaku e ka fituar autonominë me vendim të Kongresit të Berlinit, kur Malit të Zi edhe formalisht iu njoh pavarësia.

Zukorliq ka sqaruar se Sanxhaku gjendet ndërmjet pushtimit e pavarësisë dhe se për këtë rajon duhet gjetur një zgjidhej kompromisi. Më herët ai kishte thënë se “çështja e Sanxhakut duhet zgjidhur përmes autonomisë jashtë kufitare.

Zukorliq e ka akuzuar Malin e Zi për politikë diskriminuese ndaj boshnjakëve.Mandej tha se ne nuk kemiproblem me himnin e Malit të Zi e të Serbisë, por se problem është kur dikush vendos që ai të jetë edhe himn boshnjak.

Kthehu mbrapa

Shto koment