Serbia, megjithatë, në tryezë me Kosovën pa fusnotë ?
29.08.2012 (komentet: 0)
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin, i cili dje u takua me disa zyrtarë të qeverisë serbe, duke përfshirë edhe kryeministrin Ivica Daçiq, tha se është i sigurt se ata do të ndryshojnë vendimin e Serbisë për të mos marrë pjesë në takimet rajonale ku do të ketë edhe npjesëmarrës nga Kosova, tha ndihmësi i Kacinit asistent Andrei Lavter për agjencinë STA, transmeton Tanjug.
Në kuadër të dialogut për çështje teknike, Prishtina dhe Beogradi, në muajin shkurt, kanë arritur marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës me fusnotë.
Kjo e fundit përfshin Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe opinionin këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Beogradi disa herë ka braktisur forumet dhe takimet rajonale, duke këmbëngulur që në tabelën para delegacioneve të Kosovës, të shkruhet edhe fusnota.
Diplomatët evropianë kanë thënë se në tabelë mund të qëndrojë ylli, ndërsa “diku tjetër” shpjegimi se çfarë do të thotë ai.
Fusnotës ndal ngadal po i vjen fundi -“po i del boja”
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Jelko Kacin, i cili dje u takua me disa zyrtarë të qeverisë serbe, duke përfshirë edhe kryeministrin Ivica Daçiq, tha se është i sigurt se ata do të ndryshojnë vendimin e Serbisë për të mos marrë pjesë në takimet rajonale ku do të ketë edhe npjesëmarrës nga Kosova, tha ndihmësi i Kacinit asistent Andrei Lavter për agjencinë STA, transmeton Tanjug.
Andrej Lasvter tha siq transmeton STA, se Serbia do të fillojë të marrë pjesë në këto takime, pa marrë parasysh se si do të paraqitet Kosova me apo pa fusnotë, pasi që "Kacini me vite ka paralajmëruar se mospjesëmarrja shkakton vetëm dëme Serbisë."
"Daçiç, dhe zëvendës kryeministresha për Integrime europiane Suzana Grubjeshiq gjithashtu Kacinit i kanë thënë Kacinit se qeveria nuk do të japë më kurfar datash ose premtime të çfardo lloji qytetarëve në lidhje me hyrjen e Serbisë në BE, por do të merren me këtë qështje ," deklaroi Lavter.
Ai tha se ministri i drejtësisë Nikola Selakoviq Kacinit i ka dhën prentime se neni i diskutueshëm në kodin penal i cili mund të keqpërdoret për të ushtruar presion mbi investitorët e huaj do të hiqet.
Lavter tha se Kacini do të kontrollojë përparimin e Serbisë për një muaj, gjer sa do të vij ta vizitojë Serbinë me delegacionin e Parlamentit Evropian.
Shto koment