Serbia kërcënohet nga tornadot, fajëson SHBA-të

29.06.2014 (komentet: 0)

Nga e hëna, Serbia do të jetë nën kërcënimin e tornadove. Katastrofa alarmohet nga Drejtoria hidrometeorologjike e Serbisë. Në faqen zyrtare të kësaj drejtorie shkruan se të hënën, më 30 qershor pritet moti i lig me rrebeshe shiu, breshër dhe erë të fuqishme.

Tornadoja është erë e fortë , karakteristike për rrotullimin e reve në formë hinke. Fjala “ tornado" vjen nga gjuha spanjolle apo portugeze që do të thotë "rrotullim". Tornadoja formohet në tërë botën, ndërsa më së shpeshti përgjatë bregdetit perëndimor amerikan. Dëmet që i shkakton Tornadoja në  SHBA  janë më të mëdha se sa në vendet tjera

“Ruani kokën, do fluturojnë çatitë”, janë vetëm disa nga titujt e gazetave serbe që transmetojnë mediat serbe deklaratat e ekspertëve, mbi tornadot, të cilat edhe pse nuk do të jenë si ato në SHBA, prapëseprapë do të kenë fuqi ciklonesh, sa mund të gllabërojnë çati shtëpish dhe pemë. Vorbulla e ajrit i ngjanë turjelës ose hundës së elefantit që zgjerohet në fund dhe rrotullohet shumë shpejtë. Rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale sjell rritje të përqendrimit të avujve të ngrohtë, kushte këto që mundësojnë katastrofa të tilla atmosferike”, thonë ekspertët e ndryshimeve klimatike.

Në 30 vitet e fundit shërbimi meteorologjik serb ka regjistruar gjithsej 4 goditje të tilla, ndërsa para disa kohësh regjistroi të pestën. Paralajmërohet se këto ciklone do të jenë më të shpeshta në të ardhme

 

Gjatë pjesës së ngrohtë të vitit,  paraqitet  zhvillim i reve kumulonimbuse, të njohura si retë e stuhisë të cilat  shkaktojë rrufenë, rrebesh shiu, breshër, shtrëngata.  Këto stuhi janë me karakter lokal, por mund të përfshinë  edhe sipërfaqe më të mëdha, ashtu siç ndodhi ditë më parë.  Erërat e forta mund të arrijnë fuqinë e tornados. Për shembull, më 6 korrik në vitin 1993., Në observatoriumin e Beograd është  regjistruar një goditje e erës prej 27.6 m / s (97 km / h ). Rritja e temperaturës për  një shkallë për shkak të ndryshimeve klimatike shkakton rritjen në përqendrimin të avullit të ujit në atmosferë për gjashtë - shtatë për qind, që krijon  kushte të favorshme për shfaqjen e fatkeqësive atmosferike me erëra të forta dhe rrebeshe shiu  - thotë Katarina Stefanovic nga Departamenti i Qendrës Kombëtare për Ndryshimet Klimatike të EHM të Serbisë, transmetojnë mediat serbe.

 

Gjithnjë e më shpesh mediat në Serbi si shkaktar të mundshëm të ndryshimeve të papritur të klimës në Ballkan, përmendin  sistemi e antenave  HAARP, të vendosura në Serbi, më saktësisht në Barajevë në afërsi të Beogradit

 

Sipas tyre, sistemi i antenave  HAARP,  përveç  që kanë një ndikim të madh  në mjedisin jetësor, shkaktojnë ndryshime  edhe në vetëdijen mentale, mandej ndikim të madh kanë   në klimë dhe ndryshimet   klimatike,

kokaj.net

Kthehu mbrapa

Shto koment