SERBIA FURNIZON ME ARMË ISIS

09.12.2014 (komentet: 0)

Kurdët kanë gjetur një arkë me armë, fatura shoqëruese të të cilës është në serbisht dhe armët në kuti janë të kohës jugosllave. Bëhet fjalë, veç të tjerash, për mortaja 120mm “M-74” të prodhuara nga një fabrikë armësh në Serbi. Gjetja e armëve serbe në duart e ISIS-it tregon qartë për bashkëpunimin e Sërbisë me terroristët dhe furnizimin e tyre nga shteti serb, raporton Agjencia Informative Shqipëria e Bashkuar.

 

Sipas disa analizave të ekspertëve të trafikut të armëve dhe sigurisë, ka mundësi që dërgimi i armëve dhe municioneve nga Serbia te ISIS, të jetë duke u bërë nga një ndërmjetës. Zyrtarisht ndërmjetësi janë Emiratet e Bashkuara Arabe, që kanë investuar dy miliardë dollarë në vitet e fundit në Serbi, dhe kanë interes të veçantë për armët serbe e jugosllave.

Ndërsa jozyrtarisht, personi i dyshuar si njeriu që organizon udhëtimin e armëve serbe nëpër cepat e ashpër të Lindjes së Mesme është palestinezi Mohammed Dahlan, i cili është akuzuar nga Presidenti palestinez Mahmud Abas, se ka vjedhur fondet e palestinezëve kur drejtonte sigurimin në Gaza.
Mohammed Dahlan ka bërë gjithashtu investime në Mal të Zi e Serbi. Presidenti Nikoliç e dekoroi me urdhrin “Flamuri i Serbisë”. Dahlan shoqëroi zyrtarët e Etihad Airways që ka në zotërim klubin Manchester City, në një përpjekje për të financuar Yllin e Kuq të Beogradit. Kompania arabe bleu gati 49% të aksioneve të JAT Airways.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment