Serbia dhe Kosova marrin pjesë në takimin e parë rajonal

07.03.2012 (komentet: 0)

Kosova dhe Serbia kanë marrë pjesë sot në të parin takim rajon që pas arritjes së marrëveshjes më 24 shkurt.

Në takimin që u zhvillua në Danillovgrad të Malit të Zi, me rastin i inicimit të platformës së Ballkanit perëndimor për arsim dhe trajnim, zëvendësministri serb i Shkencës, Zoran Kostic, është ulur pranë përfaqësueses së Ministrisë kosovare për Arsim, Riva Prekorogja.

Në tavolinën e delegacionit të Kosovës ka qëndruar mbishkrimi Kosovë, së bashku me yllin, raporton Europa e Lirë. 

Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal të Zi, Leopol Maurer, ka vlëerësuar si zhvillim pozitiv për rajonin pjesëmarrjen e Kosovës dhe të Serbisë në këtë takim. 

Prishtina dhe Beogradi, më 24 shkurt, kanë arritur marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal, e cila parashikon prezantimin e Kosovës me fusnotë. Kjo e fundit mban Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kthehu mbrapa

Shto koment