Serbia, aty ku edhe shteti shet drogë

08.09.2014 (komentet: 0)

Galenika

Pse Serbia quhet parajsë për të droguarit, Cilat janë ato droga që në Serbi kanë çmimin më të ulët  në botë, dhe Pse kompania farmaceutike shtetërore “Galenika” dyshohet për tregtim në tregun e zi të substancës më aktuale narkotike – DIAZEPAM!  Cilat janë ato të dhëna që nuk korrespondojnë në mes të EUOROPOL dhe shtetit serb, dhe çfarë po hetohet aktualisht…

 

Shteti ka shitur në të zezë një ton drogë nga Galenika!
Hetimi është zgjeruar dhe nuk dua të flas për detaje, por është e vërtetë se ka indikacione që në vitin 2010 i humbet çdo gjurmë 1000 kg të substances narkotike – diazepam, thekson për të përditshmen serbe “Kurir” ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar
Nga Kompania shtetërore farmaceutike “Galenika” është “avulluar” një ton diazepam, sipas dokumentave që deri me tani janë zbuluar ndërsa dyshohet se një sasi e tillë ka humbur çdo vit në dhjetë vitet e fundit. Meqenëse një gram i kësaj substance narkotike vlerësohet deri në tetë euro, po vërtetohet se është futur në tregun ilegal të narkotikëve, pikërisht në këtë mënyrë, të paktën 80 milionë euro. Kështu shkruan e përditshmja serbe Kurir duke shtuar se ekipi i ekspertëve të policisë europiane, EUROPOL, për këtë arsye çdo ditë edhe është në Serbi.
“Hetimi është zgjeruar dhe nuk dua të flas për detaje, por është e vërtetë se ka indikacione që në vitin 2010 i humbet çdo gjurmë 1000 kilogram të diazepamit”, thekson ministri i Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar duke mos dashur të komentoj nësë EUROPOL ishte në këtë ministri.

Pasojat
Në Kompaninë shtetërore farmaceutike “Galenika” nuk deshën të flasin lidhur me këtë çështje, por burimi i të përditshmës serbe “Kurir” pranë qeverisë së Serbisë thekson se ky skandal do të ketë pasoja shumë të mëdha për vendin sepse parashikohet që institucionet shtetërore duhet të ishin informuara për këtë rast.
“Që diazepami rrjedh nga “Galenika”, është zbuluar që në vitin 2010 dhe Shërbimi për drogën pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë është ndarë nga të tjerat, vetëm që të merret me këtë çeshtje. Shefja e këtij shërbimi D.K. ishte e obliguar që informacionet të cilat i kishte t’ia raportoj Sekretarit të shtetit dhe ministrit. Nga ajo kohë janë ndërruar tre ministra, Tomica Milosavleviç, Zoran Stankoviç dhe Slavica Gjukiç Dejanoviç, dhe asnjëri prej tyre para ministrit Lonçar nuk ka folur për këtë rast,” thekson burimi pranë qeverisë së Serbisë.
Të kujtojmë, se pikërisht shefja e Shërbimit për droga pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Serbisë, D.K. është arrestuar para pak kohësh nën akuzën se ka fshehur faktin që Kompania shtetërore farmaceutike “Galenika” ka eksportuar  7 kg diazepam pa një leje paraprake duke krijuar një mungesë prej 160.5 kg diazepam për vitin 2010. Është interesante se Sekretari i shtetit pranë Ministrisë së Shëndetësis së Serbisë, Perisha Simonoviç, i cili duhej të ishte i informuar për vjedhjen e diazepamit, aktualisht është në Këshillin mbikqyrës të Kompanisë shtetërore farmaceutike “Galenika”.

Tronditet rajoni
“Ky skandal kërcënon ta tronditë rajonin sepse këtu janë përfshirë edhe njerëzit nga EUROPOL, të cilët vërtetuan  se sasitë e importuara dhe të përpunuara të diazepamit nuk po përputhen. Kjo vërtetohej me letra që nga viti 2008 kur si shitës i diazepamit paraqitet kompania “Farma Trejd” me përfaqësi në Zvicërr, si importues “Velefarm”dhe si shfrytëzues “Galenika” gjë që mund të shihet nga kontrata me nr.125/12/08 e cila është firmosur me 8 Dhjetor të vitit 2008, që konfirmon se qysh atëherë ka filluar kjo punë me kompaninë e Laleta Sekuliç,” thekson burimi i të përdishmes serbe.
Sipa tijë 160 kilogram diazepam për të cilat nuk ka letra në vitin 2010, për cfarë edhe ashtë arrestuar D.K. është vetëm një “fije në mullarin e kashtës” nga sasia ilegale që ka rrjedhur ilegalisht nga sasia e substancës narkotike.
“ Ka indikacione se që nga viti 2008 në tregun ilegal të narkotikëve ka rrjedhur rreth 1.5 ton diazepam në vit. Përfaqësuesit e EUROPOL-it  në takim me përfaqësuesit e pushtetit  serb dhe policisë ishin shumë të rreptë, duke theksuar se Serbia është Kolumbia  europiane sepse konsiderojmë se sasi kaq të mëdha nuk mund të gjenden në tregun illegal pa një zingjir të mirëorganizuar, ku janë të përfshirë edhe njerëz nga pushteti,” thekson burimi pranë qeverisë së Serbisë për të përditshmen serbe “Kurir”.
E përditshmja serbe është munduar ta kontaktoj edhe Tomica Milosavleviçin, ministrin e parë në mandatin e të cilit është zbuluar se mungon diazepami nga Kompania shtetrore farmaceutike “Galenika”. Por ai nuk është përgjigjur në asnjërin prej numrave të telefonit. E njëjta gjë ndodhi edhe me Perisha Simonoviçin. Zoran Stankoviç i cili nga viti 2011, pas ikjes së Milosavleviçit mori timonin e shëndetësis serbe, shkurt tha për të përditshmen serbe “Kurir” se nuk kishte informacione për këtë rast.
“ Nuk mund të komentoj sepse gjatë kohës së mandatit tim nuk kisha informacione për keqpërdorimet e mundëshme me këtë ilaç,” tha Stankoviç.
Ndërkohë edhe Slavica Gjukiç Dejanoviç e cila deri në vitin 2013 ishte në krye të shëndetsisë serbe tha se nuk dinte asgjë.
“ Për shitjen ilegale të diazepamit nuk kam kurrfarë informacioni, dhe gjatë mandatit tim kjo nuk kishte problem,“ tha Dejanoviç

Mbështetja logjistike në Ministrinë e Shëndetësis së Serbisë
MarkoNicoviq
DROGA NGA SERBIA KA SHKUAR NË KOSOVË

Eksperit serb për substanca narkotike, Marko Nicoviç thekson se nuk është i befasuar me këtë  skandal sepse prodhimi i drogave sintetike është një biznes shumë fitimprurës me të cilin në vit bëhet një xhiro prej 600 miliardë dollarë.
“Në këtë biznes më së shumti janë të përfshira fabrikat e mëdha të ilaçeve, të cilat 20 për qind të substancave narkotike të prodhuara në vit i shpërndajnë në tregun ilegal. Për këtë arsye nuk e përjashtoj mundësinë se këtë e ka bërë edhe Kompania shtetërore farmacutike “Galenika”.  Nëse po, atëhere zingjiri i përgjegjësisë është i madh sepse diazepami është një substancë e kontrolluar dhe lëvizja e çdo grami duhet të evidentohet. Më saktë, ekzistonte logjistika në Ministrinë e Shëndetësisë së Serbisë dhe udhëheqësinë e kompanisë farmaceutike. Në lojë është një shumë e madhe parashë sepse një gram e drogës sintetike, në treg vlen pesë deri në tetë euro, që do të thotë se për një ton dikush i ka marr të paktën  pesë milionë euro,” thekson Nicoviç duke shtuar se hetimet duhet të konfirmojnë nëse një pjesë nga vet Kompania faramaceutike shtetërore” Galenika” ishte e lidhur me mafian dhe ku ka përfunduar diazepami:
“ Sipas informacioneve që kam, pjesa më e madhe e sasisë e drogës së importuar ilegalisht ka përfunduar në laboratoret e Kosovës ose Maqedonisë perëndimore dhe Malit të Zi.”

EUROPOL serisht vjen në Serbi, me një listë njerëzish të cilët ishin në dijeni se nga fabrika shtetërore ka “avulluar” një ton substancë narkotike – DIAZEPAM

Europol

POLICËT EUROPIAN ZBULUAN SE KUSH KA TREGTUAR DIAZEPAM?!

Një ditë pas zbulimit të të përditshmes serbe “Kurir” se nga Kompania shtetrore farmaceutike “Galenika” është zhdukur një ton diazepam, lëndë e parë e cila përdoret për prodhimin e ilaceve ose ilegalisht për droga sintetike, dhe se dyshohet se nga viti 2004 është zdukur 1.5 ton të kësaj substance narkotike në vit, institucionet shtetërore serbe kanë ngelur pa fjalë.
Reagime nuk kishte nga Prokurorira speciale për krimin e organizuar, aty ku çështja edhe ndodhet. Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka dashur të komentoj informacionet e reja, ashtu si edhe tek kush konkretisht ëshhtë zgjeruar hetimi në këtë rast meqënse Shërbimi  për drogë pranë Ministrisë së Shëndëtësisë që nga viti 2010 ka zbuluar rrjedhjen jolegale të diazepamit dhe që nga ajo kohë janë ndërruar tre ministra.

Bilanci i rremë

“ EUROPOL ka përgatitur një vizitë të re në Serbi, me emëra plotësues që janë implikuar në stërshitjen e diazepamit. Vizita do të jetë edhe më e pakëndëshme nga e kaluara, kur shteti serb dha të dhënat mbi hyrjen dhe daljen e kësaj substance narkotike në Serbi përkatësisht në “Galenikë”. Policët europian me atë rastë u çmendën fare sepse nga njerzit tane morën dokumenta që ndryshonin tërësisht nga të dhënat që ata kishin marrë me vete. Përfaqësuesve të pushtetit serb u thanë se po i gënjejnë dhe se kurrë nuk do të futen në Bashkimin Europian sepse eksizton dyshimi i bazuar se njerëzit nga pushteti ishin të implikuar me vite të tëra  në nxjerrjen ilegale të sasive të mëdha të kesaj substance narkotike nga “Galenika”, thekson burimi pranë qeverisë së Serbisë për të përditshmën serbe “Kurir”.

Injorimi

Shoqata e Doktorëve kundër korrupsionit thekson se organizatat europiane në disa raste gjatë viteve të kaluara kanë bërë të ditur për keq përdorimet në konsumin e substancave psikoaktive në Serbi.
“Indeksi EHCI 2013 në mënyrë bindëse dhe grafike e ka paraqitur këtë fakt, por është e qartë se për udhëheqësitë e kaluara në Serbi kjo nuk kishte rëndësi. Është e jashtëzakonshme se si gjatë këtyre viteve ky skandal kaq i madh është mbuluar me sukses,” theksojnë nga kjo shoqatë duke shtuar se duhet të shqyrtohet përgjegjësia e ministrave të kaluar dhe bashkëpuntorëve të tyre.

GalenikaBox
Bëmat tjera në “Galenika”

Kompania shtetërore farmaceutike bën pjesë në mesin e 24 privatizime kontestuese, zgjidhjen e të cilave e kërkoi Bashkimi Evropian dhe ato ishin çështje e Prokurorisë për krimin e organizuar të Serbisë. Në funddhjetorin e vitit 2013, Prokurori për krimin e organizuar të Serbisë, Milko Radisavleviç, deklaron se deri në fund të vitit 2014 priten edhe aktgjykimet e shkallës së parë të të gjitha proçeseve gjyqësore të nisura për privatizimet e kontestuara, përmes të cilave u plaçkitë shteti serbë, dhe shumë pak individë të afërt me shtetin tashmë janë ndër njerëzit më të pasur në Evropë

Hetimet kanë filluar në muajin Maj të vitit 2013, kur dhe u arrestua Drejtori i përgjithshëm, Nenad Ognjenoviç me shtatë persona të tjerë. Gjurmët e para mbi keqpërdorimet në këtë kompani farmaceutike u zbuluan në fillim të kontrollit të punës së bankës “Agrobanka”. Policia konfirmon se të arrestuarit kishin rritur çmimet për disa herë gjatë furnizimit me lëndë të parë për ilaçe, për çfarë dyshohet se “Galenika” është dëmtuar për rreth shtatë milionë euro, ndërsa për dy milionë euro është vlerësuar dëmi me rastin e blerjes së ilaçeve të gatshm, pa vendim të organeve drejtuese të kompanisë. Dyshohet se “Galenika” ka paguar rreth dy milionë euro 11 skulptura të cilat i ka blerë nga Fonderia artistike “Jeremiç”.  Në muajin shtator janë arrestuar edhe pesë të dyshuar, të cilët akuzohen për keqpërdorim të postit zyrtar dhe pastrim parash, me çfarë “Galenika” është dëmtuar për 34 milionë €. “Galenika” ishte në kontest gjyqësor për blerjen me kompaninë amerikane “ICN Farmacjutikals”, pronë kjo e biznesmenit serb dhe Ish-kryeministrit jugosllav, Milana Paniç, dhe kjo pronë iu kthye Serbisë. Në vitin 2004, Gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit merr vendim që autorozon ICN që të kthej investimin bazë në “ICN Galenika” deri në shumën 50 milionë $, dhe se këtë të drejtë ICN duhet ta siguroj përmes likuidimit të kompanisë. Në Dhjetorin e vitit 2009, Qeveria e Serbisë shpall tender për partner strategjik të “Galenika”, por në pranverën e vitit 2010 heq dorë nga privatizimi, për shkak të ofertave të dobëta. Tender i ri është shpallur në fund të vitit 2012 dhe ishte shtyre për afatin përfundimtar 30 Prill 2013, sepse vetëm një kompani kishte dorëzuar ofertën mbi qëllimet e saj – kompania amerikane “Valeant Pharmaceuticals”.

Serbia, parajsë për të droguarit
Droga-Serbi
Droga në Serbi me çmimin më të ulët në botë

Serbia, sipas të dhënave të Agjensisë amerikane për drogë dhe krim, u pozicionua në mesin e vendeve ku është më së liri të konsumohet droga MDMA, si dhe kristal met

Revista “Global post” ka hartuar listën e vendeve  ku është çmimi më i ulët  dhe më i lartë për të shijuar drogën, pijet dhe cigaret. Edhe Serbia zuri vend në këtë listë por për drogën MDMA, e cila në Serbi është 20 herë më e lirë se sa për shembull në Mal të Zi. Çmimet janë sipas të dhënave të Agjensisë amerikane për drogë dhe krim.
1.Marijuana (çmimi në Serbi 1.3 dollarë; 1.000 dinar)
Të provosh kanabisin, çmimi më i ulët është në Indi, ku një gram kushton vetëm tetë cent, e rekordin e mbajnë Afrika e Jugut dhe Guatamala. “Të thithësh barë” më së shumëti duhet të paguhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku çmimi për gram shkon deri në 100 dollarë. Në Serbi duhen vetëm 1.000 dinar ose 1.3 dollarë për një gram.

2.Kokaina (çmimi në Serbi 88.2 dollarë; 7.400 dinar)
Kjo drogë ka çmimin më të ulët në Bolivi, Kolumbi dhe Peru, ku një gram kushton më pak se 5 dollarë. Çmimi më i lartë është në Australi, ku çmimi shkon deri në 300 dollarë, ndërsa kjo drogë është e kushtueshme edhe në Japoni dhe Egjipt, ku çmimi shkon më shumë se 200 dollarë. Serbia këtu renditet në mesin e artë, ku për një gram paguhen rreth 88 dollarë.

3. MDMA – përbërsi kryesor i ekstazisë (çmimi në Serbi, për një tabletë, 2.65 dollarë; 220 dinar)
Sipas të dhënave të Agjensisë amerikane për drogë dhe krim, në Serbi duhen vetëm 220 dinar që të blehet një tabletë e drogës MDMA (metilendioksimetamfetamin). I vetmi shtet ku këtë drogë mund ta bleni me çmim edhe më të ulët është Polonia, ku çmimi shkon deri në 1.7 dollar(150 dinar). Është interesante që kjo drogë është 20 herë më  e shtrenjtë
se sa në Malin e Zi fqinj, ku çmimi për vetëm një tabletë shkon deri në 41.7 dollarë (4000 dinar).

4.Heroina (çmimi në Serbi 26 dollar; 2.000 dinar)
Në Kenia një gram heroin mund të blehet për vetëm 1.9 dollarë. Në Brune kap çmimin rekord prej 1330.4 dollarë. Në Serbi, për një gram heroinë duhen vetëm 2.000 dinar (26 dollarë), dhe është çmimi më i ulët në rajonin tonë.

5. Kristal met (çmimi në Serbi 2.65 dollara; 220 dinar)
Serbia është renditur edhe ndër vendet ku është çmimi më i ulët i drogës kristal met. Një gram  i kësaj droge aktuale kushton vetëm 220 dinar, për dallim, për shembull nga Australia ku çmimi shkon deri në 641 dollarë.
Serbia është renditur në vendet më të lira edhe sa i përket shijimit të verës vendore, birrës dhe kapuçinos, ndërsa është nën mesatare edhe kur është fjala për paketën e cigares dhe ushqimit fast-food. Vetëm çmimi i coca-colës është mbi mesatare./gazeta55/

Kthehu mbrapa

Shto koment