Serbia atakon Bashkësinë Islame

02.08.2014 (komentet: 0)

Novi Pazar (Pazari i Ri)– Fakulteti i Studimeve Islame në Novi Pazar, i vendosur në ndërtesën, pronë e së cilës është BI (Vakafit) për ndryshe ndërtesa e dikurshme e Shtëpisë së Mallrave “ Gërmia” Prishtinë, përsëri  pas dy viteve, është i kërcënuar nga marrja me dhunë  e kësaj ndërtese.

Para dy viteve, nëpërmjet një deklarate të lëshuar Fakulteti për Studime Islame në N. Pazar, është reaguar dhe është dënuar paralajmërimi i grabitjes së objektit të Bashkësisë Islame.

Atëherë, studentëve, prindërve të tyre, mësimdhënësve dhe të gjithë myslimanëve nuk iu kishte  mbet asgjë tjetër, përveç, sikurse më parë, të organizohen në mbrojtje të Fakultetit të Studimeve Islame dhe Vakufit, dhe me këtë rast grabitësit, pra qeveria lokale ishte zmbrapsur.

Këto përpjekje paraqiten në vazhdimsi si agresion kundër Bashkësisë Islame me qëllim të dobësimit të valës së ngritur në mbrojtje të besimit të tyre, Vakafit dhe institucioneve të Bashkësisë Islame.

Kështu, më tepër  se 5,000 qytetar të Pazarit të Ri këto ditë të nxitur nga pushteti dhe biznismenë lojal,  nënshkruan peticion,  me të cilin kërkohet  që Banja e Vjetër e Novi Pazarit (e kontrolluar nga Meshihati i Bashkësisë Islame në Serbi e cila është nën ndikimin e Zukorliqit) t’i "kthehet qytetarëve". Banjën e kërkojnë Rijaseti i BI të Serbisë ( të cilën e udhëheqë Adem Zilkiq i përkrahur nga qeveria e Serbisë), qeveria komunale dhe një familje në Turqi.   

Privatizimi i ndërmarrjeve tregtare “Lipa” dhe “Uniprom”, në pronësi e të cilave ishin edhe Banja e Vjetër e N: Pazarit, ndërtesa e ish-institiucionit islamik në qendër të qytetit,  (përndryshe në këtë ndërtesë ishte deri në fund të viteve të 90-ta, shtëpia e mallrave “Gërmia” e Prishtinës) mandej në afërsi të Spitalit, kompleksi Musalla ka “ dridhë” muajve të fundit  Sanxhakun dhe kërcon shkaktimin e konfliktit serioz në mes  Bashkësisë Islame në krye me Myftiun Zukorliq dhe biznismenëve dhe pushtetarëve  në anën tjetër, transmetojnë mediat në Sanxhak dhe Serbi.

Gjërat edhe më tepër janë keqësuar, sepse blerësit e  ndërmarrjeve  “Lipa” dhe “ Uniprom” para disa ditëve pas një vizite që ua kishte bërë drejtori i Policisë  së Serbisë, kishin deklaruar se meshihati i BI me dhunë ka uzurpuar pasurinë e tyre  të blerë sipas ligjit. Ata thonë se shteti nuk dëshiron  dhe nuk mundet që t’i kryej vendimet gjygjësore   dhe se do të jenë të detyruar, kinse pas Ramazanit , nëse shteti nuk vepron sipas ligjit , të “ përgjigjen me dhunë “, gjëja se, për ta “ kthyer  pasurinë e tyre”.

Pa kësaj vizite, dhe pas këtyre deklaratave, nëpërmes televizionit lokal “Sandzak” menjëherë iu është përgjigjur Myftiu Muamer Zukorliç.  Zukorliq, përsëriti se manjatët  lokal po mundohen t’i  grabitin pronat tona me ndihmën e lidhjeve të tyre në strukturat e qeverisë, por Bashkësia Islame për asnjë çmimi  nuk do të lejojë kushdo qoftë t’i marrë pronat e saja (Vakafin) .

- Nëse na marrin pasurinë tone (Vakufin) Boshnjakët – myslimanët kanë me qenë të zhdukur nga Sanxhaku; fizikisht, mandej, po ashtu si  në aspektin kulturorë dhe biologjik. Për këtë arsye duhet të jeni të përgatitur, atëherë kur ju thërrasim, që të vini dhe të mbroni pasurinë,  porositë myftiu Zukorliq.

Në Meshihatin e B I , gjithashtu potencojnë se kërkojnë drejtësi për mos grabitjen e pasurisë e cila sipas tyre gjithmonë ka qenë e tyre.

Myftiu  i Sanxhakut ka akuzuar autoritetet shtetërore të Serbisë, të cilat  nuk e respektojnë Ligjin për Kthimin e Pronave të Kishave dhe Bashkësive Fetare.

- Për çështjen e kthimit të pronës tregon qasja sistematike e shtetit ndaj Bashkësisë Islame. Kryeministri Aleksandar Vuçiç na ka dërguar mesazhe pozitive dhe na ka porositur që të kemi durim. Koha do të tregoj çka mendon ai për Boshnjakët dhe se a do ta vazhdoj politikën e Millosheviqit, Koshtunicës dhe Tadiqit ose do ta ndryshoj, siç ka paralajmëruar. Si do që të jetë, ne do të sillemi në mënyrë adekuate., thotë myftiu Zukorliqpër TV “Sandzak”.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment