SERBI: Dhurojmë foshnjën sepse nuk kemi me çka ta ushqejmë !

08.01.2015 (komentet: 0)

 

Edhe përkundër masave stimuluese për rritjen- mbajtjen e shkallës së lindshmërisë, prindërit në Srebi nga varfëria janë të detyruar të heqin dorë nga fëmijët e tyre.

 

- Ne nuk kemi para për qumësht, as për të blerë bukë.  Prandaj,   duhet të bëjmë atë që është më e vështirë për çdo prind, por   më mirë se të vdes   nga uria dhe të ftohtit - Dragan Nikolin  babai i dëshpëruar i cili, për shkak të mjerimit duhet ta dhuroj fëmijën që bashkëshortja e tij do ta lind këtë muaj, shkruan Telegraf

 

Dragan Nikola (45) dhe gruaja e tij e pakurorëzuar Zhana Megja (32), që jetojnë në komunën Zhitishte, në vendbanimin Itebej, dhe për shkak të gjendjes shumë të keqe financiare janë të detyruar të heqin dorë nga  fëmiu i cili  së shpejti do të lind. Në të vërtetë Zhana është në muajin e nëntë të shtatzënisë, por nuk kanë kushte për rritë, kështu që fëmiun do t’ia "dhuroj" kujtdo qoftë që është i gatshëm ta  duaj dhe të kujdeset për të, si të ishte  fëmijë i tij.

Ata kanë dy fëmijë të tjerë, Draganin (4) dhe Draganën (5) të cilët pa ndërpre përsërisin  se janë të uritur, dhe prindërit e tyre janë pafuqishëm ,për shkak se  nuk kanë para për ushqim. /kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment