SERBËT E VERIUT S'DO TË PAJISEN ME DOKUMENTE DHE TARGAT E KOSOVËS

05.12.2012 (komentet: 0)

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka theksuar se katër kalimet në mes Kosovës dhe Serbisë do të funksionalizohen deri në fund të vitit. Daçiq po ashtu ka bërë të ditur se detyrimet doganore, për mallrat për serbët e veriut nuk do të paguhen në vendkalimet që do të hapen në veri.

Sipas kryeministri serb, qytetarët serbë të cilët jetojnë në pjesën veriorë të Kosovës nuk do pajisen me dokumente dhe targat e Kosovës.

“Ky ishte një kusht i qeverisë serbe në mënyrë që të fillojë zbatimi i marrëveshjes dhe ne u pajtuam për këtë çështje”, ka thënë Daçiq.

Ai vuri në dukje se dy vendkalime në mes Kosovës dhe Serbisë do të hapën me 10 dhjetor, ndërsa dy të tjera do të fillojnë të punojnë në fund të muajit.

Daçiq ka thënë se kërkesa e Prishtinës ishte që serbët e Kosovës t`i përdorin targat e Kosovë, në mënyrë që të pajisen me shtetësinë e Kosovës, por që kjo ishte refuzuar nga pala serbe.

Sipas tij, Serbia do të pezullojë marrëveshjen "nëse kjo marrëveshje do të shkelet”.

Kreu i qeverisë serbe pohoi se një garanci për zbatimin e marrëveshjes është edhe prezenca e përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politika të Jashtme, Catherine Ashton.

Kryeministri serb i bëri thirrje serbëve të Kosovës të kenë besim në qeverinë e Serbisë dhe se zbatimi i këtyre marrëveshjeve duhet bërë pasi ato janë arritur nga qeveria e mëparshme.

Daçiq theksoi se këto marrëveshje nuk janë tërësisht në interes të popullit serb, por sipas tij, Serbia gjendet në një pozitë të vështirë dhe është e nevojshme që këto marrëveshje të zbatohen, pasi rruga e Serbisë në BE do të jetë e mbyllur.

Ai tha se kishte rënë dakord me kryeministrin Thaçi për shkëmbimin e zyrtarëve ndërlidhës në mes Beogradit dhe Prishtinës, të cilët do të jenë të stacionuar në misionet e BE-së dhe do të marrin pjesë në zbatimin e marrëveshjeve.

Daçiq theksoi se ata nuk do të jenë diplomatë apo njerëzit të cilët do të trajtohen si ambasadorë.

Dialogu teknik do të vazhdojë më 10 janar, njoftoi kryeministri serb, dhe se grupet e punuese do të vazhdojë për të diskutuar mbi pagesën e detyrimeve doganore.

Ai tha se në takim po ashtu e kishte "bërë absolutisht të qartë" se paqja është e nevojshme në Kosovë dhe se "asnjëra palë nuk duhet të ndikojë në marrëdhëniet mes njerëzve".

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimit ka deklaruar se edhe autoritetet Kosovës, serbët dhe policët EULEX-it do të jenë të pranishëm në vendkalimet.

Daçiç ka thënë para takimit se diskutimet për kufirin në mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë “jashtë diskutimit”.

Ndërsa, pas takimit kur ai është pyetur nëse kalimet në fakt do të përfaqësojë kalime kufitare, Thaçi ka thënë se po, por se Prishtina nuk do të vendosë asnjë simbol shtetëror nëse Beogradi nuk i vë të Serbisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment